Lidhje


Flotilja e ndihmës me destinacion Gazën kërkon mbrojtje evropiane mes kërcënimeve i.zraelite

Flotilja Globale Sumud, e cila shkon në Gaza, kërkoi të mërkurën mbrojtje nga qeveria spanjolle dhe Evropa, mes kërcënimeve izraelite. "Izraeli po kërcënon Flotiljen Globale Sumud, anije që transportojnë ilaçe dhe ushqime në Gaza në një mision humanitar. Ne kërkojmë që Qeveria dhe Evropa të veprojnë për ta siguruar mbrojtjen e tyre në përputhje me ligjin ndërkombëtar", shkroi Flotilja në kompaninë amerikane të mediave sociale X. Ajo njoftoi se delegacioni pakistanez iu bashkua flotiljes malajziane Sumud Nusantara, e cila gjithashtu po i bashkohet Flotiljes Globale Sumud për të thyer bllokadën e Izraelit.

Read more ...


Macron: Mohimi i vizave nga ShBA-ja për zyrtarët palestinezë është "i papranueshëm"

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kritikoi vendimin e ShBA-së për të mos u dhënë viza zyrtarëve palestinezë përpara një takimi të nivelit të lartë të OKB-së mbi konfliktin Izrael-Palestinë, duke e quajtur këtë veprim "të papranueshëm".

 

"Vendimi amerikan për të mos u dhënë viza zyrtarëve palestinezë është i papranueshëm. Ne bëjmë thirrje që kjo masë të anulohet dhe që përfaqësimi palestinez të sigurohet në përputhje me Marrëveshjen e Vendit Pritës", tha Macron në platformën e kompanisë amerikane të mediave sociale, X.

Read more ...


Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë thirrje për mbrojtjen e gazetarëve në Gaza

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka bërë thirrje për mbrojtjen e gazetarëve në Gaza, transmeton Anadolu.  Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale nga asociacioni bëhet thirrje për lejimin e gazetarëve në Gaza dhe mbrojtjen e tyre.

 

Në deklaratë thuhet se që nga nisja e luftës, mbi 200 gazetarë janë vrarë në Gaza, "duke lënë pas familje që humbën bijtë dhe bijat, fëmijë që humbën prindërit, gazetarë që humbën kolegët dhe redaksi të trishtuara e me lajme të cunguara".

Read more ...


Zbulohet qarkorja e Ministrisë së Shëndetësisë në Francë: Spitalet po përgatiten për një skenar lufte

Një qarkore nga Ministria Franceze e Shëndetësisë ka udhëzuar agjencitë rajonale të shëndetit që të përgatiten, nëse është e nevojshme, të krijojnë objekte mjekësore në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, në mënyrë që spitalet civile të mund të akomodojnë një fluks të madh të mundshëm ushtarësh të plagosur në Evropë.

 

Qarkorja u raportua nga e përjavshmja Le Canard Enchainé, e cila e ka shqyrtuar atë. Këto do të përfshijnë qendra rajonale të klasifikimit për të plagosurit, të gatshme për të pritur ushtarë që kthehen nga fronti, duke i drejtuar ata në spitalet civile më të përshtatshme dhe më të afërta, si dhe duke i riatdhesuar ata në vendet e tyre të origjinës pasi të jenë shëruar.

Read more ...


I.zraeli kërcënon Evropën: Do provoni terrorin në tokën tuaj nëse njihni Palestinën

Ministri ekstremist izraelit, Itamar Ben Gvir ka dënuar vendimin e Belgjikës për të njohur shtetin palestinez në Kombet e Bashkuara. “Vendet evropiane që bien pre e naivitetit dhe që dorëzohen përpara manipulimeve të Hamasit do të përjetojnë terrorizmin në territorin e tyre”, ka thënë Gvir.

 

Ai ka theksuar se edhe vetë Izraeli u besonte dikur iluzioneve të tilla. “Por rezultati ishin dhunime, vrasje dhe masakra. Në vend që të vlerësojë terrorizmin, bota e lirë duhet të bashkohet kundër tij”, ka shtuar ministri për Sigurinë Kombëtare.

Read more ...

XS
SM
MD
LG