Derisa po negociohet për armëpushim në Gaza, I.zraeli përgatitet të dëbojë palestinezët nën maskën e “migrimit vullnetar”

Përderisa mesazhet për armëpushim të mundshëm në Gaza priten gjatë takimit midis presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahut në SHBA, qeveria e Tel Avivit po përgatitet të zbatojë një plan për të dëbuar me forcë palestinezët nga Rripi i Gazës në vende të tjera.
Negociatat midis Hamasit dhe Izraelit në lidhje me një armëpushim dhe marrëveshje për shkëmbim të të burgosurve në Gaza vazhdojnë në Doha. Hamasi i informoi ndërmjetësuesit më 11 korrik se i ishte “përgjigjur pozitivisht” propozimit, por kërkoi ndryshime në disa pika.