Lidhje


Shtetases italiane i uzurpojnë parkimin në pallatin e saj në Vlorë, e dhunojnë

Një shtetase italiane që ka blerë një banesë në Kompleksin Oslo në Vlorë, para 10 vitesh, denoncon pamundësinë për të parkuar makinën në hapësirën e përbashkët të pallatit. Ajo thotë se në këtë hapësirë është vendosur një tra që pengon parkimin dhe i mohon përdorimin e drejtë. Sipas saj, kjo barrierë është vendosur nga ndërtuesit e pallatit, sipas informacionit të administratorit të kompleksit.

 

Denoncimi:

 

Pershendetje! Jem shtetase Italiane. Kam blere shtepi 10 vite me par ne Vlore tek kompleksi Oslo ne pjesen e perbashket dua te parkoje makine ata e kane bere me tra nuk me lejojne te parkoj makinen i kam bere me dije edhe organet kopetente por nuk kam gjetur zgjidhje, ju lutem publikoje. Nuk e di te sakte kush e ka vendosur traun por un pyeta personin qe eshte marre me administrimin e pallatit dhe me tha qe e kane vendosur ndërtuesit, te pakten keshtu me tha dhe te them te verteten nuk e di sì eshte e mundur qe nje hapsire publike te zaptohet ne kete menyre. Ju lutem me gjeni nje zgjidhje se un kur u kerkova sqarim me perdoren dhune verbale dhe po mos te nderhynte nje banor i pallatit ishin gati te me qëllonin. Jane disakane bere nje kompani une tani nuk mund te di emrat, ato i di mire bashkia Vlore.

 

Përveç kësaj, shtetasja italiane tregon se kur kërkoi shpjegime dhe drejtësi, u përball me dhunë verbale dhe kërcënime nga disa banorë të pallatit, ndërkohë që organet kompetente nuk kanë dhënë zgjidhje. Ajo i bën thirrje bashkisë së Vlorës që të ndërhyjë dhe të sqarojë situatën, duke garantuar përdorimin e lirë dhe të drejtë të hapësirave të përbashkëta në kompleks.

 

 

XS
SM
MD
LG