Përtej konferencave propagandistike, Shqipëria pati sezon turistik më të dobët që nga pandemia
Nga Ola Xama : Shqipëria ka patur sezonin turistik më të dobët të regjistruar që nga viti i pandemisë, sipas shifrave të periudhës janar-korrik. Në vitin 2022 për periudhën janar- korrik në Shqipëri hynë 1.1 milion më shumë vizitorë të huaj me një normë rritje 40%, në vitin 2023 1.2 milion më shumë (30% rritje vjetore) dhe në vitin 2024 u regjistruan 1.19 milion më shumë vizitorë nga janari deri në muajin korrik me rritje 23%.
Për periudhën janar – korrik 2025 shtesa e numrit të vizitorëve të huaj ishte 225 mijë, me një normë rritjeje 3.5%. Nuk ka rënie të numrit të vizitorëve të huaj, por rënie të ritmit të shtimit të tyre dhe jo pak por me gati 7 herë krahasuar me një vit më parë.