Lidhje


Vuçiqi ankesë Ramës, ma vodhi stilin e viktimizimit !

Nga Sherif Ramabaja
 
 
Nuk është aspak e çuditshme, as e rastësishme. Kësaj here edhe Vuçiqi do ia kishte zili Ramës, se si aq në mënyrë profesionale, ia vodhi viktimizimin. Ky lloj aktrimi dhe viktimizimi ishte origjinal dhe i përgjigjej vetëm Vuçiqi. Me viktimizimin e tij, ai e kishte vënë në lojë edhe perëndimin, porse si kishte arritur që ta kopjoi atë një me një edhe Rama, po binden tash edhe shqiptarët.
 

Rama njihet si një personalitet arrogant, fyes, përbuzës, vulgar, abuzues i fjalës së lirë, i paskrupullt ndaj mendimit të lirë e rivalëve, hipokrit, gënjeshtar, i padenjë e çka jo tjetër, kurse sot e mori rolin për të satën herë edhe të babait të kombit. O tempora e mores.  

 

Po me qindra e qindra herë shqiptarët, përpos servilëve të tij dhe PS, ia kanë numëruar të zezat që po ia bënë kombit, si brenda vendit, po edhe Kosovës e viseve të tjera me shqiptar.

 
 

A ia vlen që tia numërosh veprimet edhe njëherë, nuk ia vlen. Të vërtetat ndaj tij po qarkullojnë çdo ditë nëpër mediat elektronike dhe të shkruara, portalet e vendit, Kosovës e diasporës.

 

Ajo që të bie në sy ishte viktimizimi për vendin dhe shqiptarët, sa herë që punët  ngushtë, siç e bërë edhe kësaj here. Përndryshe nga ai janë mësuar shqiptarët të përbuzën deri në pikën më të ultë që mund ta bëjë dikush. E merrte rolin e mbretit, të diktatorit e të autokratit, tërësisht si Vuçiqi i Serbisë.

Nuk e gjunjëzoi shembja e Teatrit Kombëtar, nuk e gjunjëzuan ndjekjet nga drejtësia ndaj bashkëpunëtorëve më të ngushtë dhe tash së fundit nuk e gjunjëzuan as aferat milionëshe të Ballukut.

 

Po mburret me fillimin e bisedimeve me EU, pa u analizuar shkaqet se pse EU po ndërmerr hapa të tillë për Ballkanin. Llogaridhënies për korrupsionin dhe bllokimin e drejtësisë nuk i iket dot.

 

Llogaridhënies para Zvërneçit dhe shqiptarëve nuk i iket dot. Sa herë i është dashur ta mbroj karrigen e ka marr rolin e viktimës, njësoi sikurse Vuçiqi para serbëve duke e përdorë Kosovën për ta ruajtur pushtetin. Kësaj here Rama me viktimizimin e tij, shumë lehtë, mund të mbetet lakuriq. Akuzat ndaj opozitës, akuzat ndaj Kosovës e Kurtit, mbrojtja e Vuçiqit e Serbisë para shqiptarëve e perëndimi, kurse tash aferat nga njerëzit e tij të kabinetit, të cilat nuk janë as të parat e as të fundit, do të marrin fund njëherë.

 

 Partia Socialiste, me propagandë e ideologji staliniste, vetëm sa e ka „modernizuar” diktaturën e Enver Hoxhës. Këtij modernizimi i ka prirë pikërisht Rama, i cili pa kurrfarë turpi po e përdhosë të ardhmen e Shqipërisë, duke e plaçkitur pasurinë e shqiptarëve, duke ua grabitur po ashtu edhe pasurinë gjeneratave të ardhme. Kjo është çështja për të cilën Rama sot gjunjëzohet para shqiptarëve që ta marr rolin e viktimës, gjoja se po lufton për arritjet e Shqipërisë. A ka më turp se kur antikombëtari i viktimizuar, e merr rolin e babait të kombit.

XS
SM
MD
LG