Lidhje


Efektivi humbi jetën, flasin të afërmit: Kanalet janë të papastruara, në rrezik ishte edhe familja e tij

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër, ku një efektiv i FNSH-së ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motor.Të afërmit e efektivit të Policisë, kanë hedhur akuza se ngjarja ka ndodhur për shkak të motit të keq dhe errësirës. 

 

“Ishte përmbytur krejt, këtu ka qenë det, atë e di Zoti, por ka pasur ujë shumë. Ka qenë me motor me drita ndezur dh iu ka dukur tokë gjithëkund”, thotë një nga të afërmit.“Ka ardhur një stuhi e madhe e rrezik i madh për të e familjen e tij”, thotë një tjetër i afërm, teksa nuk kursejnë vlerësimin për policin që humb i jetën.

Read more ...


Pro dhe kundër shtetit të bektashinjve, qytetarët: E gjitha po bëhet për para

Krijimi i një shteti sovran të urdhrit bektashi në vend synon të ofrojë një hapësirë si ajo e Vatikanit për bektashinjtë si dhe një mënyrë për të promovuar tolerancën fetare në Shqipëri. Por si është pritur nga qytetarët kjo iniciativë?

 
 
“ky do ta kthejë gjithë Shqipërinë në vend islamik, kështu që kurrë nuk do të hyjë në Europë Shqipëria. Ç’punë kemi ne, gjithsekush ka fenë e vet…”, thotë një qytetat. “Unë jam i mendimit të krijojmë dhe një shtetin afrikan të Shqipërisë”, ironizon një tjetër.

Read more ...


Bektashinjtë e duan shtetin sovran/ Baba Mondi: Nisma, historike. Një epokë e re për tolerancën fetare globale

“Me një vendim të posaçëm të Mbretit Zog në vitin 1931, selia e Shenjte Botërore Bektashiane u vendos në Tiranë. Që nga ajo kohë, kjo hapësire që shtrihet në pjesën lindore të kryeqytetit është vend i shenjtë për bektashinjtë, të cilët kryejnë ritualet shpirtërore të besimit të tyre. Deri me sot Kryegjyshata botërore funksionon si organizatë jo politike dhe jo shtetërore. Por në një të ardhme mbi këtë kodër nga ku mund të shohësh me sy të lirë pjesën më të madhe të kryeqytetit, do të ketë kufijtë, administratën shteti i ri, që për nga sipërfaqja do të jetë më i vogli në botë.”

Read more ...


Ulja e kohës për marrjen e nënshtetësisë, Italia mbledh firmat për referendum

Që prej datës 6 shtator, në Itali janë mbledhur mbi 500 mijë firma për referendumin e shtetësisë për të huajt që jetojnë në territorin e kësaj Republike. Procesi vazhdon deri më 30 shtator dhe referendumi mund të ndërhyjë në disa pjesë të ligjit të fundit italian të vitit 1992 që kanë të bëjnë me metodën e marrjes së shtetësisë përmes natyralizimit. Aktualisht, shtetësia është e mundur të merret vetëm me mbushjen e moshës madhore dhe pas dhjetë vitesh qëndrimi “të ligjshëm dhe të pandërprerë” në territorin kombëtar. Gjithashtu ligji italian parashikon dy mënyra të tjera: shtetësinë që i jepet një personi të huaj që martohet me një italian, pas dy vjet qëndrimi pas martesës dhe shtetësia sipas lindjes, ku fëmija është shtetas italian nëse ka lindur nga prindër italianë.

Gazetari: Pse “Republika e Baba Mondit” mund të jetë e rrezikshme për Shqipërinë

Krijimi i një shteti për Urdhrin Bektashi, është lajmi që ka “zgjuar” rrjetin. Ky lajm u dha nga kryeministri Edi Rama në një intervistë për “New York Times”.  I ftuar në Euronews Albania, gazetari Lavdrim Lita tha se kjo është e disata herë që lajmet e zeza për Shqipërinë ne shqiptarët i mësojmë në gjuhë të huaj.

 

 

Sa i takon krijimit të këtij shteti brenda shtetit, Lita tha se ende nuk është e qartë se kujt e për çfarë shërben kjo. Ai tha se kryeministri Rama çështjet e provokimeve fetare i ka pasur që në vitin 1991, por e ka cilësuar këtë një çështje shumë të rrezikshme dhe serioze e cila nuk mund të trajtohet me deklarata në intervista të kryeministrit.

Read more ...

XS
SM
MD
LG