Grabiten turistët italianë, Vlora Marina mbulon vlerën e grabitur

“Vlora Marina” është ofruar vullnetarisht që të mbulojë vlerën prej 2 500 € që i janë vjedhur turistëve italianë në Vlorë dy ditë më parë, duke vijuar pushimet e tyre në Shqipëri.
Dhënia e kësaj shume nga kompania ka qenë një formë mbështetje për turizmin në vend dhe imazhin e qytetit te Vlorës si dhe për t’ju treguar të gjithë turistëve dhe pushuesve të huaj se në Vlorë mund të pushojnë kudo dhe në çdo kohë.