Lidhje


Ortaku i Gjergj Lucës arrestohet për trafik kokaine

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia njoftoi arrestimin e Dorian Beut, një 46-vjeçar i shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës së Posaçme, pasi ndaj tij ishte lëshuar një masë sigurie “Arrest në burg” si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal me aktivitet në fushën e tregtimit të lëndëve narkotike.

 

Doriani u arrestua në afërsi të malit të Tomorit, gjatë kohës që kishte shkuar aty për peligrinazh. Ndaj tij rëndojnë akuza që lidhen me “Prodhimin dhe shitjen e narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprimeve kriminale nga grupi i strukturuar kriminal.”

 

Ai ishte shpallur në kërkim që nga viti 2023, pasi hetimet e SPAK në bashkëpunim me autoritetet Italiane, zbuluan se ka trafikuar me qindra kg lëndë narkotike të llojeve të ndryshme, mes tyre heroinë, kokainë, marijuanë dhe hashash.

Megjithatë Dorian Beu nuk është thjeshtë një trafikan i rëndomtë i lëndëve narkotike. Ai rezulton që të jetë dhe biznesmen peshkimi, madje me figura të njohura që operojnë në këtë fushë në Shqipër.

 

Trafikanti Dorian Beu është bashkëortak dhe koleg peshkimi me Gjergj Lucën, pasi të dy zotërojnë nga 10% të aksioneve të shoqërinë “Organizata e Menaxhimit të Portit të Pershkimt Durrës-OMPD ShPK”, e cila është e regjistruar në QKR që në qershor të vitit 2020.

 

Kjo kompani menaxhon portin e peshkimit në Durrës, nga ku ka të drejtë që të bëjë transport kombëtar dhe ndërkombëtar mallrash. Vlen të thuhet se Porti i Durrësit prej vitesh është përmendur si një prej pikave kyçe që përdoret nga trafikantët për kalimin e kokainës drejt vendeve të perëndimit.

Nuk është e qartë nëse ortaku i Gjergj Lucës e ka përdorur menaxhimin e OMPD-së për aktivitetin e tij kriminal dhe të jashtëligjshëm, por kjo mbetet për t’u zbuluar nga hetuesit.


Aksident tragjik në aksin Sarandë-Delvinë, vdesin 2 motrat, njëra studionte Mjekësi! Një 24-vjeçare në gjendje të rëndë

Dy mjete u përplasën në aksin Sarandë-Delvinë duke i marrë jetën dy motrave, 22 dhe 20 vjeçe. E plagosur mbeti pasagjerja 24-vjeçare, e cila është dërguar në spitalin e Traumës. 5 aksidente në 24 orë në vend, 3 viktima dhe 4 të plagosur.

 

SARANDË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 24 gushtit në aksin Sarandë - Delvinë, ku dy motra nga fshati Kopaçeza humbi jetën dhe një tjetër vajzë që po udhëtonte me to mbeti e plagosur. Në aksident u përfshinë dy mjete, ku njëri prej tyre drejtohej nga një 23-vjeçar Kevin Nora dhe tjetri nga 22-vjeçarja Elvisa Dhimaku.

Read more ...


Qytetit të shkollës së parë shqipe i mbyllen 22 shkolla për 5 vite

Korça, e njohur si qyteti ku u hap shkolla e parë shqipe “Mësonjëtorja e Korçës” dhe si kryeqendra e juglindjes, po përballet sot me një krizë të dukshme në fushën e arsimit. Çdo vit, gjithnjë e më shumë institucione arsimore po mbyllin dyert e tyre.

 

Shkaku kryesor lidhet me shpopullimin dhe rënien e ndjeshme të lindshmërisë. Sipas të dhënave të bëra publike së fundmi, vetëm gjatë pesë viteve të fundit në qarkun e Korçës janë mbyllur të paktën 22 shkolla.

Read more ...


Skema e pastrimit të parave banka-krim/ Raiffeisen Bank i dha kredi Fadil Ballës, futet nën ‘rrjetën’ e SPAK

Pak ditë më parë, një grup i dyshuar si ndër më aktivët në trafikun e drogës në Europë, përmes Amerikës Latine, është goditur nga autoritetet shqiptare dhe të huaja. Në qendër të hetimeve ndodhen vëllezërit Ervis dhe Ardjan Çela, por përveç tyre një tjetër emër që doli në dosje është Fadil Balla, i njohur ndryshe si “Shijaksi”. Ai është edhe pronari i resortit të sekuestruar nga SPAK “Ajman Park Resort”.

 

Por hetimi është zgjeruar edhe më shumë ku sekuestrimi i 17 tonëve kokainë dhe aseteve, ka zbuluar përfshirjen e Raiffeisen Bank. Gjatë prezantimit të raportit të SPAK në vitin 2024, kryeprokurori i posaçëm, z. Altin Dumani, deklaroi se bankat e nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri janë të përfshira në skemat e pastrimit të parave.

Read more ...


‘Bella mafia’ në Londër ku Pati Travel mbledh paratë e pista që sjell në Shqipëri, tarifa 12% e shumës

Muajt e fundit, SPAK dhe institucionet ligjzbatuese partnere kanë goditur disa grupe kriminale shqiptare, që dërgonin paratë e krimit nga shtete të ndryshme (kryesisht evropiane) drejt Shqipërisë, përmes sistemit të njohur kinez Hawala, i cili bën të mundur transferimin e parave duke evituar lëvizjen fizike të parave dhe sistemin bankar. Paratë dorëzoheshin në lokacione të caktuara në Evropë dhe tërhiqeshin në pika vaulutore në Tiranë, kundrejt tarifës 6 %.

 

Krahas sistemit Hawala, qindra milionë euro hyjnë çdo vit në Shqipëri, përmes metodës tradicionale, me lëvizjen fizike të parave, me autobusë, transport makinash dhe forma të tjera. Disa operacione policore dhe informacione konfirmojnë se një nga grupet aktive të dërgimit të parave të pista nga Britania e Madhe dhe Belgjika drejt Shqipërirë, kamuflohet me kompaninë Pati Travel, e maskuar si një agjenci udhëtimesh, autobusët e të cilës janë kapur në pika kufitare me para të pista.

Read more ...

XS
SM
MD
LG