Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar ditën e djeshme në Megaro Maximos një takim me shtatë eurodeputetët që do përfaqësojnë Demokracinë e Re në Parlamentin Europian.
Giorgos Autias, Eliza Vozeberg, Eleonora Meleti, Manolis Kefalogiannis dhe Dimitris Tsiodras ishin të pranishëm në sallë, ndërsa Evangelos Meimarakis dhe Fredi Beleri, i cili është në burgun e Fierit, kanë marrë pjesë me telekonferencë.
Protestat e vazhdueshme të opozitës bëjnë të vetën/Apeli i jep Rithemelimit të Berishës, vulën e PD-së

Gjykata e Apelit i ka lënë vulën dhe logon e Partisë Demokratike Sali Berishës. Gjykata nuk ka pranuar ankimimin e Lulzim Bashës, duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë të marrë nga gjyqtari Agron Zhukri se vula i takon Sali Berishës. Trupi gjykues që shqyrtoi çështjen e vulës së Partisë Demokratike përbëhet nga relatore Alma Ahmeti, ndërsa anëtarët ishin Iliba Bezati dhe Elona Toro.
Opozita proteston me tensione para Bashkisë së Tiranës

Në Shqipëri vazhdojnë protestat për të "denoncuar rastet e korrupsionit në Bashkinë e Tiranës", ndërkohë edhe protesta e njëmbëdhjetë është shoqëruar me tensione dhe incidente, raporton Anadolu.
Protesta është organizuar përsëri me thirrjen e përfaqësuesve të dy partive opozitare, Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD) dhe Partisë së Lirisë (PL), si dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe aktivistëve, me kërkesën për dorëheqjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.