Oficerët e SHISH-it në Elbasan rr*hen brenda institucionit, dyshime për lidhje me rrjete d*oge
Një sherr i pazakontë ka ndodhur brenda godinës së Shërbimit Informativ Shtetëror në Elbasan. Burime për Vox News bëjnë me dije se dy protagonistët e sherrit janë E.L dhe Y.Ll, të dy inspektorë aktualisht në sektorin e Narkotikëve brenda këtij institucioni.
Më herët E.L., ka mbajtur edhe postin e drejtorit të Narkotikëve por më pas është larguar. Dyshohet se shkaku i sherrit lidhet me transferimet në këtë drejtori që janë kthyer në një histori më vete, me të cilën “Vox” do t’ju njohë ditët në vijim.