SMS e Çyrbes: Po vjen Operacionalja e Tiranës. Ke vend ku të fshihesh apo të vij unë?

Nga Elton Qyno
Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja ndodhet prej ditësh prapa hekurave, pasi akuzohet se ka nxjerr informacionet shtetërore, duke informuar eksponentët e krimit në zonën e Durrësit që t’i shpëtonin operacioneve policore. Ai e la mandatin pak para se SPAK ta merrte të pandehur. Mesazhet që po rrjedhin në media nga dosja e tij në SPAK, për mesazhet e shkëmbyera në “SKY” janë vërtet shqetësuese, pasi tregojnë një bashkëpunim të ngushtë mes krimit dhe politikës.