Lidhje


Dyshja nga Prishtina pas skemës multimilionëshe për kamerat “Smart City”

Një skemë e re biznesi ka dalë në dritë pas marrëveshjes shtetërore për implementimin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në monitorimin e territorit shqiptar. Në qendër të kësaj sipërmarrjeje globale që kap vlerën e 140 milionë dollarëve, qëndrojnë lëvizje të mirëkalkuluara aksionesh dhe emra me të shkuar politiko-ekonomike në rajon.

 

Rrugëtimi i dyshimtë i kompanisë nëntokësore

Në fillim të vitit 2023 u regjistrua në Shqipëri shoqëria "Fiva Partners", e krijuar fillimisht si agjenci e thjeshtë punësimi. Aksionet e saj ndaheshin mes Liridona Llukës (60%), Nelson Çelës (20%) dhe Shkumbin Asllanit (20%). Profilet e lidhura me këtë shoqëri çojnë te biznesmeni kosovar Behgjet Pacolli, pasi bashkëshorti i Llukës (Valon Lluka) dhe Çela ishin punonjës të tij, ndërsa Asllani ushtronte profesionin e avokatit.

Read more ...


EBA kërkon rrugë alternative për eksportet energjetike për të shmangur kërcënimin Iranian

Emiratet e Bashkuara Arabe po ndërtojnë dhe zgjerojnë rrugë alternative për eksportet e energjisë dhe tregtinë, në përpjekje për të mos lejuar që lufta mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit të paralizojë ekonominë e vendit, sipas Reuters.

 

Këshilltari i presidentit Anwar Gargash tha se eksportet energjetike të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe aktiviteti tregtar nuk do të “mbahen peng” nga konflikti.

Lufta ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë mbi shtetet arabe të Gjirit, përfshirë EBA-n pasi Irani ka lëshuar raketa drejt territorit të tyre dhe ka sulmuar cisterna nafte në Ngushticën e Hormuzit.

Read more ...


Përgjimi që ndez alarmin: Ron Yeffet përmend gazetarin që e denoncoi

 

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj publikoi gjatë emisionit “Çim Peka LIVE” disa fragmente audio që, sipas tij, lidhen me një skemë të dyshuar të përdorimit të fondeve dhe aseteve publike, si edhe me aktivitet në tregtinë ndërkombëtare të armëve. Në qendër të materialeve të publikuara Ahmetaj vendosi biznesmenin Ron Yeffet, si dhe atë që ai e përshkruan si “koncepti KAYO”.

Read more ...


Shqipëria futet në misionin për Gazën, e nis me katër oficerë

 

Shqipëria po përgatitet të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare për Stabilizimin e Gazës (ISF), në koordinim me SHBA-në dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, deklaroi pas takimit në Tiranë me komandantin e forcës, gjeneralmajor Jasper Jeffers, se pjesëmarrja shqiptare synon të kontribuojë në sigurinë, ndihmën humanitare dhe rindërtimin e Gazës.

Read more ...


Projekti i Ramës për “Shtetin Bektashi” brenda Shqipërisë merr goditjen përfundimtare nga vetë populli shqiptar

Projekti delirant i kryeministrit Edi Rama për krijimin e një “Shteti Bektashi” brenda territorit sovran të Shqipërisë, ka marrë goditjen më te fortë dhe përfundimtare: atë nga vetë populli shqiptar.
 
 
Pasi Ankaraja zyrtare e refuzoi prerazi dhe në mënyrë kategorike këtë nismë, dhe pasi SHBA-ja përmes të dërguarit të saj diplomatik e bëri të qartë se një vendim i tillë i përket ekskluzivisht sovranitetit popullor, përgjigja e qytetarëve shqiptarë nuk vonoi. Ajo erdhi e qartë, e prerë dhe pa asnjë hapësirë për diskutime.

Read more ...

XS
SM
MD
LG