Francë, "djepi i kulturës": D.ënohen ish-bashkëshorti dhe 50 p.ërdhunues të tjerë të gruas 70 vjeçare

72-vjeçari Dominique Pelicot nga Avinjoni i Francës, u shpall fajtor për të gjitha akuzat kundër tij. Për gati dhjetë vite, ai e kishte droguar ish-bashkëshorten e tij, Gisèle Pelicot, kishte abuzuar me të seksualisht dhe ua kishte dhënë për abuzime burrave të tjerë. Për këto krime, ai u dënua me 20 vite burg, dënimi maksimal i kërkuar nga prokuroria. Pas përfundimit të dënimit, gjykata do të vendosë nëse ai do të mbahet në masa të sigurisë së lartë. Ky ishte një nga gjyqet më të bujshme të vitit, duke sjellë në vëmendje dhunën seksuale dhe rëndësinë e drejtësisë.