Lituania: Rusia mund të luftojë në Ukrainë të paktën edhe dy vjet
Çmimet e larta të naftës, shmangia e sanksioneve dhe investimet shtetërore i mundësojnë Rusisë që të ketë burime të mjaftueshme që të luftojë në Ukrainë me intensitetin aktual edhe të paktën dy vjet, u tha në një raport të agjencive të inteligjencës të Lituanisë. Rusia reformoi dhe forcoi ushtrinë e saj të shkatërruar nga lufta në Ukrainë më 2023 dhe është në rrugën e duhur që të zgjerojë aftësitë ushtarake përgjatë kufirit të saj me NATO-n, përfshirë edhe Finlandën – që iu bashkua aleancës ushtarake perëndimore vitin e kaluar – thanë agjencitë e inteligjencës në vlerësimin e tyre vjetor lidhur me kërcënimet që përballet shteti baltik.