"Konflikti mes Izraelit dhe Hezbollahut po intensifikohet"
Forca e Përkohshme e Paqes e OKB-së në Liban (UNIFIL) paralajmëron se konflikti mes ushtrisë izraelite dhe Lëvizjes Hezbollah po intensifikohet dhe po përhapet, transmeton Anadolu. UNIFIL bëri një deklaratë në platformën e mediave sociale X në lidhje me përleshjet e vazhdueshme midis forcave izraelite dhe Hezbollahut që nga 8 tetori 2023. Në deklaratë thuhet se përleshjet që shkaktuan vdekjen e shumë njerëzve dëmtuan shtëpitë dhe infrastrukturën në rajon. "Konfliktet prekin dhe rrezikojnë jetën e dhjetëra mijëra civilëve në të dy anët e Linjës Blu (kufiri Izrael-Liban). Shohim që sulmet po bëhen më intensive dhe po përhapen", thuhet më tej.