MIT arreston 7 persona nën akuzën e shitjes së informacioneve Mossad-it/Pagesa bëhej në kriptovaluta që mos të binte në sy
Në një operacion të përbashkët të organizuar nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke (MIT) dhe Departamenti i Policisë së Istanbulit, janë arrestuar 7 persona, për të cilët u konstatua se i kanë shitur informacione shërbimit inteligjent izraelit, Mossad, raporton Anadolu. Sipas informacionit të marrë nga burime të sigurisë, MIT dhe ekipet e Degës Antiterrorizëm të Departamentit të Policisë të Istanbulit kryen një operacion kundër këtyre personave të cilët dyshohen se i kanë shitur informacione Mossad-it.