Lidhje


Trump: Bisedimet Izrael–Liban do të zhvillohen të enjten

Donald Trump ka njoftuar se udhëheqësit e Izrael dhe Liban pritet të zhvillojnë një bisedë të enjten, duke shënuar një moment të rrallë diplomatik mes dy vendeve që nuk kanë pasur kontakte të drejtpërdrejta në nivel të lartë për dekada.

 

Në një postim në rrjetin e tij social, Trump tha se synon të krijojë “pak hapësirë për të marrë frymë” mes dy vendeve, duke theksuar se kjo do të ishte hera e parë që udhëheqësit e tyre komunikojnë pas rreth 34 vitesh. “Do të ndodhë nesër. Bukur!”, shkroi ai.

Shtëpia e Bardhë nuk dha detaje të menjëhershme mbi përfaqësuesit që do të marrin pjesë në bisedë nga secila palë.

 

Ky zhvillim vjen pas një takimi trepalësh të zhvilluar në Uashington, ku Marco Rubio u takua me ambasadorët e Izraelit dhe Libanit, në kuadër të përpjekjeve diplomatike të ndërmjetësuara nga SHBA-të.

Departamenti i Shtetit i SHBA e cilësoi këtë si “angazhimin e parë të madh të nivelit të lartë” midis dy qeverive që nga viti 1993, duke rritur shpresat për një ulje të tensioneve në rajon.

XS
SM
MD
LG