Me lot në sy dhe të trishtuar për zjarrin në tregun e Shkodrës, tregtarët: Nxirrnim bukën e gojës, s’kemi të ardhura të tjera

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu tregun e rrobave të përdorura pasditen e djeshme rreth orës 18:55 në lagjen “Ndoc Mazi” në Shkodër.Zjarri nisi fillimisht brenda tregut, duke u përhapur në banesat që ndodheshin pranë duke djegur 5 prej tyre. 25 njësi tregtare u përfshinë nga zjarri, ku rrobat e përdorura ndihmuan në përhapjen e flakëve. Në dëshminë e tyre, tregtarët ditën e sotme flasin me lot në sy dhe të mërzitur pasi nga kjo punë kanë nxjerrë bukën e gojës dhe nuk kanë të ardhura të tjera
Ministri gjerman i mbrojtjes: Gjermania nuk mund t'i dorëzojë më shumë sisteme raketore Patriot Ukrainës

Gjermania nuk mund t’i dorëzojë më shumë sisteme raketore Patriot Ukrainës për shkak të kapaciteteve të saj të kufizuara, tha sot ministri i Mbrojtjes i vendit Boris Pistorius, raporton Anadolu.
Duke folur me gazetarët përpara një takimi ministror të NATO-s në Bruksel, Pistorius tha se Gjermania deri më tani i ka dorëzuar dy njësi Patriot Ukrainës dhe se është në proces të dorëzimit të një njësie të tretë.
Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja”

Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë Shqipëria u mblodhën në Prizren për të hartuar një platformë të përbashkët politike për të kundërshtuar Traktatin e Shën Stefanit dhe rezolutat e Kongresit të Berlinit, të cilat kishin shpërfillur dëshirën e shqiptarëve për vetëvendosje. Lidhja e Prizrenit, pa dyshim se fillimisht kishte mbështetjen e heshtur të qeverisë osmane. Ndër pjesëmarrësit më të shquar të Lidhjes së Prizrenit ishin Abdyl bej Frashëri, Sulejman Vokshi dhe Ymer Prizreni. Më 13 qershor 1878, Lidhja i dërgoi një memorandum tetëmbëdhjetë faqesh Benjamin Disraelit, përfaqësuesit britanik në Kongresin e Berlinit, duke shpallur:
Huthit pretendojnë se kanë goditur një anije që shkonte drejt Izraelit

Huthit e mbështetur nga Irani në Jemen pretendojnë se kanë shënjestruar një anije që lundronte drejt Izraelit dhe se anija pësoi dëme të mëdha, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi ushtarak i Huthive, Yahya Saree deklaroi në fjalimin e tij televiziv se kanë sulmuar një anije në Detin e Kuq të quajtur "Tutor" që po shkonte drejt Izraelit.Duke thënë se anija është goditur nga mjete ajrore pa pilot (UAV) dhe raketa balistike, Saree tha se anija është dëmtuar rëndë si pasojë e sulmit dhe mund të fundoset.
Kosova shënon 25-vjetorin e Çlirimit

Në Kosovë u shënua me aktivitete të shumta 25-vjetori i Çlirimit të Kosovës. Një syresh ishte parakalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe policisë, e cila ekspozoi edhe një sasi të vogël armatimesh nën duartrokitjet e mijëra qytetarëve.
Më 12 qershor të vitit 1999, pas largimit të forcave serbe, trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë pas fushatës ajrore 78 ditëshe të aleancës veriatlantike NATO kundër caqeve ushtarake e policore serbe në Kosovë dhe Serbi. Në Kosovë vlerësohet se NATO-ja ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm jo vetëm në ruajtjen e paqes por edhe në rindërtimin e Kosovës.