Lidhje


Kujt i frikësohen krerët gylenxhi të KMSH-së?

 

Nga hoxhë Florian Leli

 

Në iftarin e turpit ishte i pranishëm edhe kreu i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu. I ulur me çallmën e tij pranë çallmës bektashiane të Baba Mondit, mu aty në rresht të parë dhe ballë për ballë me foton e pretenduar të Zotit, e shijoi çorbën e iftarit bashkë me dokrrat e demagogut Rama deri në fund.

 

Nëse të tjerët përfaqësonin vetet e tyre, Spahiu përfaqësonte institucionin më të lartë të myslimanëve dhe si i tillë përgjegjësia e tij është më e madhe se përgjegjësia e të gjithë të tjerëve. Nuk dëshiroj të shfajësoj askënd nga të pranishmit, por faji nga faji dallon.

 

Institucioni i Komunitetit Mysliman Shqiptar është përfaqësuesi kryesor i myslimanëve dhe presupozohet që duhet të jetë në ballë të mbrojtjes së akides dhe besimit islam, i gatshëm për të mbrojtur shenjtërinë e fesë dhe të Zotit që myslimanët besojnë, sa herë që kjo kërkohet.

 

Megjithatë asnjë prononcim, asnjë reagim. Heshtje dhe vetëm heshtje, paçka se aty u cenua më e shenjta e besimit islam.


Komuniteti ynë presupozohet të jetë në krye të thirrjes dhe përhapjes së mesazhit islam dhe duhet të jetë ashtu siç ka thënë Allahu subhanehu ue teala: {Ata që përcjellin mesazhet e Allahut dhe i frikësohen atij e nuk i frikësohen askujt tjetër përveç tij}. Surja Ahzab, ajeti 39.

 

Por, fatkeqësisht heshtje dhe vetëm heshtje. Ne kemi të drejtë të pyesim kujt në të vërtetë i frikësohen krerët e KMSH-së? Përgjegjësia nga përgjegjësia dallon dhe në këtë rast, ashtu si edhe në raste të tjera, po duket qartë e më qartë se kujt i frikësohen krerët gylenxhi të Komunitetit Mysliman.

XS
SM
MD
LG