Lidhje


Dosjet Epstein zbulojnë përpjekjen e Gylenit për të siguruar mbështetjen e Epsteinit fill pas grushtit të shtetit në Turqi

 

Dokumente të publikuara nga dosjet e Jeffrey Epstein hedhin dritë mbi një komunikim të datës 5 gusht 2016, vetëm pak javë pas tentativës për grusht shteti në Turqi, ku emri i Fethullah Gylenit përmendet drejtpërdrejt në një email të dërguar Epsteinit.

 

Në email, me subjektin “Regjistrim zëri” dhe me shënimin “Rëndësia: E lartë”, avokati Reid Weingarten i dërgon Jeffrey Epsteinit një artikull të Wall Street Journal i cili përshkruan akuzat e Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan ndaj Gylenit për urdhërimin e grushtit të shtetit të korrikut 2016.

 

Në tekstin e dërguar thuhet se: “Fetullah Gylen është akuzuar nga presidenti turk Rexhep Taip Erdogan se ka urdhëruar nisjen e grushtit të shtetit të korrikut” dhe më tej: “Autoritetet turke u kanë këruar SHBA-ve që të ekstradojnë menjëherë Fetullah Gylenin në Turqi”.

 

 

Po ashtu, artikulli i përcjellë Epsteinit thotë se “Zyrtarët amerikanë shohin probleme me provat e paraqitura deri tani nga Turqia”, duke nënvizuar rezervat e zyrtarëve amerikanë ndaj kërkesës për ekstradim.

 

Ky komunikim nuk mund të interpretohet si një shpërndarje e thjeshtë e një artikulli mediatik. Për Ankaranë, fakti që në një moment kritik – kur Turqia kërkonte ekstradimin e Gylenit pas një tentative për grusht shteti që la mbi 270 të vdekur – avokati i tij po komunikonte me një figurë të fuqishme, problematike, i dënuar për krime seksuale dhe i lidhur me elitat amerikane si Jeffrey Epstein, do të konsiderohet tregues i përpjekjeve për ndikim dhe lobim në qarqe të larta të politikës së SHBA dhe asaj ndërkombëtare.

 

Pse një person tejet problematik dhe me lidhje të forta politike në SHBA po përfshihej në komunikime mbi çështjen Gylen? Çfarë roli real kishte Epstein në rrjetet e ndikimit në Uashington? Dhe a ishte kjo pjesë e një strategjie më të gjerë për të penguar ekstradimin?

 

 

Dalja e këtij emaili është përforcim i tezës se rrjeti i Gylenit (i shpallur organizatë terroriste nga Turqia dhe disa shtete te tjera) kishte kapacitete ndërkombëtare lobimi dhe akses në qarqe të fuqishme amerikane. Përfundimi është se në vend që të përballej me drejtësinë për një tentativë për përmbysje të rendit kushtetues, Gyleni po kërkonte mbështetje në rrethe të diskutueshme të establishmentit amerikan.

 

Në fund, e vërteta është se çështja Gylen nuk është thjesht juridike, por pjesë e një përplasjeje më të gjerë ndërkombëtare për ndikim dhe pushtet.

XS
SM
MD
LG