Lidhje


Trump propozon zhvendosjen e palestinezëve jashtë Gazës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka propozuar zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza në vendet fqinje në Egjipt dhe Jordani, një propozim i pazakontë që u kundërshtua nga ish-administrata e Joe Bidenit, transmeton Anadolu. Dje, duke folur me gazetarët para nisjes së tij nga Los Angeles për në Miami, Trump tha se ai e ngriti këtë çështje gjatë një bisede telefonike me Mbretin Abdullah II të Jordanisë dhe se ai sot mund të flasë edhe me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi. “I thashë aitj (mbretit të Jordanisë) se do të doja që ju të merrnit më shumë, sepse po shikoj të gjithë Rripin e Gazës tani dhe është një rrëmujë, është një rrëmujë e vërtetë”, tha Trump, duke shtuar se “do të doja që ai (mbreti i Jordanisë) t’i marrë njerëzit”.

Read more ...


Turqia vazhdon mbështetjen për personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) vazhdon mbështetjen për personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri, ku një tjetër projektet për këtë kategori është mbështetja me karroca me rrota dhe motorë elektrikë për personat me aftësi të kufizuara, raporton Anadolu. Në aktivitetin e përfundimit të projektit për mbështetjen me karroca me rrota dhe motorë elektrikë për personat me aftësi të kufizuara në Shkodër ishin të pranishëm ambasadori i Türkiyes në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, koordinatori i TIKA-s Tiranë, Mustafa Ata dhe përfaqësues të institucioneve vendore.

Read more ...


Vetëm në një vit ikën 465 mjekë dhe infermierë nga Shqipëria

Pavarësisht rritjes së vazhdueshme të numrit të mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë gjatë dekadave të fundit, fuqia punëtore në shëndetësinë Europiane po përballet me krizë thotë një studim i fundit i BE-së mbi gjendjen shëndetësore në Europë për vitin 2024. Vetëm në vitin 2022 Gjermania mori nga Shqipëria 465 infermierë, vërehet në studim, e treta në rajon, pas Bosnjë Hercegovnës dhe Serbisë. Nga vendi ynë largohen çdo qindra doktorë dhe infermierë si rrjedhojë e kërkesës së lartë në vende e BE, kryesisht në Gjermani. Kërkesat për mjekë dhe infermierë të huaj pritet të jetë shumë e lartë në vitet në vijim nga BE, thuhet në publikimin BE-se

Read more ...


Spanja i bën thirrje I.zraelit të tërhiqet nga Siria dhe Libani për stabilitet dhe paqe në rajon

 Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares, i bëri thirrje Izraelit që të tërhiqet ‘nga Siria dhe Libani” për të arritur stabilitet dhe paqe në rajon, transmeton Anadolu. “I bëj thirrje Izraelit që të tërhiqet nga Siria dhe Libani. Kjo do të kthejë sovranitetin dhe do të garantojë stabilitet, dhe për rrjedhojë paqen për të gjithë”, tha Albares në një panel diskutimi në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos.  Ai tha se ka “një shans real për paqe, për stabilitet dhe në të ardhmen, për prosperitet për popullin e Libanit dhe Sirisë”.

Read more ...


Banorët e Gazës për herë të parë pas 471 ditësh u zgjuan në një mëngjes pa b.ombardime

Pas marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve midis Tel Avivit dhe Hamasit, banorët e Gazës kaluan një natë pa ndonjë sulm nga ushtria izraelite dhe u zgjuan pa zhurmën e bombardimeve për herë të parë që nga 7 tetori 2023, transmeton Anadolu. Marrëveshja e armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve midis Izraelit dhe Hamasit hyri në fuqi dje në orën 11:15 të mëngjesit me orën lokale.vMe hyrjen në fuqi të armëpushimit, në Rripin e Gazës ndaluan sulmet që ushtria izraelite i ka vazhduar prej 471 ditësh.

Read more ...

XS
SM
MD
LG