Lidhje


I moshuari nga Turqia shkruan Kuranin me dorë dhe ua lë fëmijëve si "trashëgimi shpirtërore"

Hilmi Şehitoğlu, 84-vjeç, i cili mësoi të shkruante arabisht në moshën 71-vjeçare me ëndrrën për t'u lënë një trashëgimi shpirtërore fëmijëve të tij, e ka shkruar Kuranin nga fillimi dhe deri në fund me kaligrafi. Pasi ndoqi shkollën në fshat në rrethin Tortum të provincës turke Erzurum, ai më pas përfundoi Akademinë e Shkencave Ekonomike dhe Tregtare në Universitetin e Ankarasë në vitin 1966. Şehitoğlu, i cili gjatë gjithë jetës së tij nuk i hoqi kurrë librat nga jeta e tij, vazhdoi të lexonte pas pensionimit dhe i dha një drejtim të ri jetës së tij me kursin e gjuhës osmane.

 

Kaligrafi Hilmi Şehitoğlu ishte i interesuar për kaligrafinë dhe përveshi mëngët për të shkruar gjithë Kuranin.

 

Kuranin, që e përshkruan si trashëgimia më e shenjtë që u ka lënë fëmijëve, filloi ta shkruajë në moshën 71-vjeçare dhe e përfundoi për disa vjet. Ai e vlerëson këtë vepër edhe si një akt adhurimi dhe një dhuratë që do të hidhte dritë mbi brezat e ardhshëm.

 

- "Pasi mbusha 71 vjet, kisha dëshirën për të shkruar Kuranin e Shenjtë"

 

Hilmi Şehitoğlu për Anadolu tha se gjatë viteve të vështira të fëmijërisë e ka kuptuar shumë mirë vlerën e arsimit dhe të librit dhe se gjatë gjithë jetës së tij ka qenë i rrethuar me libra.

 

Kaligrafi, i cili deklaroi se vendosi të mësonte osmanishten pasi doli në pension, tha: "Pasi mbusha 70 vjet, fillova të lexoj dhe të shkruaj me alfabet arab. Njerëzit rreth meje thoshin se mënyra se si shkruaja ishte e bukur. Gruaja ime e ndjerë më inkurajoi dhe lindi diçka brenda meje. Pyesja veten a thua është e mundur? A mund të shkruaja një Kuran? Fillova me shkrimin e kaptinave të shkurtra".

 

Ai tregon se filloi të shkruajë Kuranin kur ishte 71-vjeç dhe se e mbaroi plotësisht kur ishte 76-vjeç.

 

Shehitoğlu, i cili deklaroi se këshilla e tij më e madhe për të rinjtë është "leximi", tha se urdhri i parë i Kuranit, "Lexo", ka hedhur dritë mbi të gjithë periudhën e jetës së tij./AA

XS
SM
MD
LG