Sytë te negociatat në Egjipt! I.zraeli kundërshton kërkesën e Hamasit për vendosjen e trupave turke ne Gaza
Në negociatat në Sharm El-Sheikh, Hamasi kërkoi vendosjen e ushtarëve turq në Gaza për të siguruar një armëpushim në Gaza. Megjithatë, zyrtarët amerikanë njoftuan se Izraeli kundërshtonte praninë e trupave turke.
Negociatat për zbatimin e planit 20-pikësh për Gazën, të propozuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kanë filluar në Sharm El-Sheikh të Egjiptit. Ndër objektivat kryesore të planit janë arritja e një armëpushimi, tërheqja e forcave izraelite nga rajoni dhe një shkëmbim pengjesh. Në diskutimet që përfshijnë vendet rajonale dhe aktorët kryesorë, po trajtohen mekanizmat e sigurisë dhe zbatimit të planit.