Lidhje


“Ministri i Drejtësisë më nxori nga burgu në 2014”/ Nasip Naço reagon pas deklaratave të Nuredin Dumanit: Akuzat, mashtrim! Nëse vërtetohen…

Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë i cili deri ma tani ka dëshmuar një sërë ngjarjesh kriminale, këtë të martë është marrë në pyetje në Gjykatën Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku është pyetur se si ka arritur të dalë nga burgu më herët.
 
 
Dumani thotë se ka qenë një mjek-ligjor që nuk ja mban mend emrin, por di të ishte dhëndëri i vëllait të ministrit të Drejtësisë të kohës Nasip Naço, ai që kundrejt pagesës e ndihmoi për t’ia rregulluar dokumentat sikur vuante nga probleme me zemrën.

Read more ...


Gjuriç: Serbia mund të jetë nikoqire e takimit eventual mes Trumpit e Putinit

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, tha se Serbia është e gatshme të mirëpresë një takim të mundshëm midis presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. “Serbia mund të luajë një rol të rëndësishëm si mikpritëse. Presidenti [Aleksandar] Vuçiq ka ndërtuar një reputacion ndërkombëtar, që na mundëson të jemi vend i takimeve të tilla”, tha Gjuriq për Radio-Televizionin e Serbisë.

 

Media të ndryshme ndërkombëtare janë duke raportuar ditëve të fundit për mundësinë e një takimi të tillë, derisa Trump - i cili është zotuar se do ta përfundojë shpejt luftën e Rusisë në Ukrainë - pritet ta marrë zyrtarisht detyrën më 20 janar.

Read more ...


Sot nisi regjistrimi për votën e diasporës, kryekomisioneri Celibashi: Ja çfarë ndodh nëse kërkesa refuzohet

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka sqaruar detaje në lidhje me aplikimin në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER), i cili ka nisur ditën e sotme në orën 24:00. Deri në këto momente janë regjistruar me qindra aplikime, ndërsa asnjëra prej tyre nuk është aprovuar. Celibashi ka bërë me dije se pas pak do të nisë edhe procesi i shqyrtimit të kërkesave. Kryekomisineri ka sqaruar gjithashtu se në rastet kur një kërkesë refuzohet, qytetari ka të drejtën të riaplikojë në një numër të palimituar herësh, në rast se mendon se refuzimi i tij nuk është i përligjur.

Read more ...


SPAK kërkon pushimin e çështjes për Pjerin Ndreun, i akuzuar për shpërdorim detyre

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar pushimin e çështjes penale ndaj Pjerin Ndreut, i cili po hetohet për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

 

Sipas procedurës, gjyqtarja Etleva Deda, e cila është caktuar me short elektronik për këtë çështje, do të vendosë datën e seancës gjyqësore. Ajo do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për pushimin ose vazhdimin e procesit penal.

Read more ...


Humbjet ekonomike nga zjarret në Kaliforni mund të arrijnë 57 miliardë dollarë

Dëmet totale dhe humbjet ekonomike të shkaktuara nga zjarret pyjore që përhapen për shkak të erërave të forta në shtetin e Kalifornisë në SHBA pritet të jenë midis 52 dhe 57 miliardë dollarë, transmeton Anadolu. “AccuWeather” i cili ofron shërbim global për parashikimin e motit, ka publikuar vlerësimet e tij paraprake lidhur me koston ekonomike të zjarreve në Kaliforni.

 

Sipas kësaj, dëmet totale dhe humbjet ekonomike nga zjarret në Kaliforni mund të jenë midis 52 dhe 57 miliardë dollarë.Zjarret pyjore shpërthyen në qytetin Los Angeles të Kalifornisë të martën në mbrëmje si pasojë e erërave të forta të kombinuara me kushtet e motit të thatë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG