Lidhje


Sherr masiv te zyrat e Tom Doshit, plumba dhe xhama të thyer në vendngjarje

Një incident i rëndë është shënuar rreth orës 14:00 të ditës së sotme në rrugën “Ali Demi” në Tiranë. Mësohet se një konflikt i dhunshëm ka ndodhur mes disa shtetasve, në ambientet e zyrës elektorale të partisë së Tom Doshit, PSD.

 

Në vendin e ngjarjes është konstatuar se është dëmtuar xhami i zyrës, dyshohet me sende të forta, ndërkohë që gjatë këqyrjes janë gjetur edhe dy fishekë luftarak, çka ngre dyshime për përdorim armësh zjarri në këtë përplasje.

Read more ...


Spanja shpall gjendja emergjente pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike

Ministria e Brendshme e Spanjës ka shpallur gjendje emergjente pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike të hënën, shkruan BBC.  Spanja e Portugalia janë përballur me ndërprerje masive të rrymës të hënën, duke shkaktuar kaos në komunikacion ndër të tjera. Shkaqet e problemeve janë ende duke u hetuar, por aktualisht është përjashtuar mundësia e një sulmi kibernetik. 

 

Ministria e Brendshme e Spanjës ka thënë se statusin e gjendjes emergjente mund ta aplikojnë rajonet që e kërkojnë atë. Deri më tash Madridi, Andalusia dhe Extremadura kanë kërkuar nga qeveria qendrore të marrin në përgjegjësi rendin publik dhe funksionet tjera. 

Read more ...


Gaza i demaskoi të gjithë. Hipokrizinë e arabeve dhe të ndërkombëtarëve

Përktheu Behar Kaceli
 
 
Heshtja përballë Gjenocidit
 
 
Heshtja përballë vazhdimit të operacioneve të urisë masive dhe gjenocidit ndaj banorëve të Gazës i ka ekspozuar të gjithë: arabët, myslimanët dhe komunitetin ndërkombëtar. Të gjithë shohin bombardimin e shtëpive nga ajri dhe toka, shkatërrimin e spitaleve, infrastrukturës, vendeve të shpërndarjes së ushqimit, kampeve të të zhvendosurve, xhamive dhe shkollave, pa asnjë ndërhyrje praktike për të sjellë ushqim dhe ilaçe, megjithëse Programi Botëror i Ushqimit ka shpallur mungesën e ushqimit dhe barnave, dhe përhapjen e epidemive për shkak të ndotjes së ujit dhe kequshqyerjes.

Read more ...


“Kontrata 6 milion dollarë”, pedagugu Prifti kritikon PD: Problem me kartën morale

I ftuar në emisionin Review në Euronews Albania, pedagogu Rezart Prifti foli në lidhje me kontratën e zbuluar nga mediat të PD në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai tha se kjo kontratë është me “zero fryte për njerëzit” dhe këtu ai ishte i ashpër me këtë gjë, duke u shprehur se: “Çfarë më intereson mua kjo kontratë ose çfarë të mire më sjell?”

 

Ai tha gjithashtu se, edhe sikur ajo t’i heqë “non gratan” Berishës, prapë është “zero për njerëzit”, sepse “non grata” nuk ka lidhje me shqiptarët.

Read more ...


Rusia dhe SHBA-ja njoftojnë për përparim në zgjidhjen e çështjes së Ukrainës

Rusia dhe SHBA-ja njoftuan se është shënuar përparim në zgjidhjen e konfliktit ukrainas, duke theksuar shfaqjen e kushteve të nevojshme për fillimin e negociatave që synojnë krijimin e një rruge të besueshme drejt paqes së qëndrueshme.

 

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se këto deklarata u bënë gjatë një telefonate të zhvilluar të dielën në mbrëmje midis ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov dhe Sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio.

Read more ...

XS
SM
MD
LG