Hamasi u paraqet ndërmjetësuesve propozimin për armëpushim dhe shkëmbimin e pengjeve në Gaza
Hamasi njoftoi se u ka paraqitur ndërmjetësuesve, Katarit dhe Egjiptit propozimin lidhur me armëpushimin dhe shkëmbimin e pengjeve në Gaza, transmeton Anadolu. Përmes llogarisë në Telegram, Hamasi bëri një deklaratë me shkrim lidhur me çështjen. "Më 14 mars lëvizja u paraqiti vëllezërve ndërmjetës (Egjiptit dhe Katarit) një propozim gjithëpërfshirës të bazuar në parimet dhe themelet që i konsideron të nevojshme për pajtim", thuhet në deklaratë. Në përmbajtjen e propozimit që lëvizja ka përcjellë ndodhet edhe dosja për shkëmbimin e pengjeve, thuhet në deklaratën ku potencohet se Hamasi gjithmonë do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e popullit të Palestinës.