Lidhje


Vdekja "troket" në dritaren e çdokujt pavarsisht pozitës/Pas mbretit edhe Dukesha e Kembrixhit diagnostifikohet me kancer

Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar u diagnostikuar me një formë kanceri para disa javësh pas një tërheqje nga jeta publike. Dje një tjetër lajm i keq për familjen mbretërore, Kate Midelton njoftoi se ishte prekur nga një sëmundje e vështirë tumorale.

“Kam kancer. Do t’i nënshtrohem kimioterapisë...” Kështu deklaroi Dukesha e Kembrixhit, gruaja e Princit William, Kate Midelton në një videomesazh publik.

E ulur në një stol në Windsor, Kate falënderon bashkëshortin e saj, Princin William. Princesha tha gjithashtu se luftën me të cilën po përballet ia kishte treguar edhe fëmijëve të saj George, 10 vjeç, Charlotte, 8 vjeçe dhe 5-vjeçarin Louis.

Read more ...


ISIS merr përsipër përgjegjësinë për sulmin në Moskë

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist që tronditi Moskën mbrëmjen e djeshme ku në një sallë koncerti disa persona të maskuar dhe të armatosur hapën zjarr duke vrarë 40 persona dhe plagosur 100 të tjerë.Agjencia e lajmeve Reuters raporton se Shteti Islamik e mori përgjegjësinë për sulmin në kanalin e tij Telegram. Ky pretendim nuk është verifikuar ende në mënyrë të pavarur. BBC shkruan se ky grup ka kryer sulme në një numër vendesh, megjithatë korrespondenti i çështjeve të sigurisë, Gordon Corera shkruan se ata ndonjëherë në të kaluarën kanë marrë përgjegjësinë edhe për sulme në të cilat nuk kanë pasur të bëjnë.

Read more ...


Qeveria amerikane padit Apple për monopolizimin e tregut të smartfonëve dhe shtypjen e konkurrencës

Shtetet e Bashkuara kanë ngritur një padi historike kundër Apple, duke akuzuar gjigantin e teknologjisë për monopolizimin e tregut të smartfonëve dhe shtypjen e konkurrencës. Në padi, departamenti i drejtësisë thotë se kompania përdori iPhone për të kufizuar ilegalisht konkurrentët dhe opsionet e konsumatorëve. Padia e akuzon Apple edhe për shtypjen e rritjes së aplikacioneve të reja dhe reduktimin e tërheqjes së produkteve rivale. Apple tha se do ta luftojë “fuqishëm” padinë dhe i mohon pretendimet.

Read more ...


Daçiq: Ruajtja e marrëdhënieve me Rusinë e Kinën, jetike për Serbinë

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë të enjten se ruajtja e marrëdhënieve me Rusinë dhe Kinën është “interes jetik shtetëror” për Serbinë. Daçiqi u takua me homologun e vet rus, Sergei Lavrov, të enjten në Moskë, ku e falënderoi Rusinë për qëndrimin dhe mbështetjen e vendosur për Serbisë në lidhje me integritetin territorial dhe sovranitetin e saj, si dhe për çështjen e Kosovës. "Për ne është me rëndësi jetike ta dimë se kemi një zë të sigurt në Këshillin e Sigurimit," tha Daçiq.

Read more ...


Mozaiku i lashtë i krishterë i faljeve gjendet në sallën e "vuajtjeve" të Palestinezëve nga institucioni i burgjeve Israelit

Një mozaik i lashtë i krishterë i zbuluar në Tel Megido, Izrael, në vitin 2005 është bërë objekt polemikash, pjesërisht për shkak se autoritetet po shqyrtojnë çrrënjosjen e mozaikut nga vendndodhja e tij. Një arsye tjetër është se zyrtarët izraelitë po mendojnë ta huazojnë mozaikun në Muzeun e Biblës (MOTB) në Uashington, D.C. Muzeu i Biblës “natyrisht do të mirëpriste mundësinë për të edukuar mijëra vizitorët tanë për pjesë të rëndësishme të historisë si ky mozaik”, tha për Associated Press (AP), Jeffrey Kloha, shefi i kuratorit të Muzeut të Biblës. Por vendimi nëse ky huazim do të jepet është tërësisht në duart e Autoritetit të Antikiteteve të Izraelit (IAA), i cili ende nuk ka marrë një vendim për këtë çështje.

Read more ...

XS
SM
MD
LG