Kushner i vë syrin 'potencialit ujor' të Gazës në mes të krizës/ Synon të bëjë biznes pasi e gjithë popullisa e Gazës të jetë zhvendosur
Jared Kushner, ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë të Donald Trumpit dhe dhëndri i tij, ka vlerësuar potencialin "shumë të vlefshëm" të "posedimeve ujore" të Gazës, duke sugjeruar që Izraeli duhet të largojë civilët ndërkohë që "pastron" zonën. "Posedimet ujore të Gazës, mund të jenë shumë të vlefshme, nëse njerëzit do të fokusoheshin në ndërtimin e mjeteve të jetesës," tha Kushner në një intervistë të datës 15 shkurt, postuar në fillim të këtij muaji në kanalin YouTube të Middle East Initiative, një program i Shkollës Kennedy të Universitetit të Harvardit. e Qeverisë, i cili u përcoll fillimisht të martën nga The Guardian.