Lidhje


Gaza, në ditën e parë të Ramazanit dy foshnje tjera vdesin nga uria

Dy foshnja të tjera në inkubatorë vdiqën për shkak të kequshqyerjes dhe mungesës së pajisjeve mjekësore në Rripin e Gazës, ku Izraeli ka vazhduar sulmet prej muajsh dhe ka shkaktuar "katastrofë të madhe humanitare" duke penguar hyrjen e ndihmave, raporton Anadolu. Në deklaratën e tij për Anadolu, pediatri i njësisë së kujdesit intensiv të spitalit "Kemal Advan", Samir Lebid, i vendosur në Beit Lahiya në veri të Gazës dha informacione për situatën. "Ditën e parë të Ramazanit, 2 foshnja vdiqën në spital për shkak të kequshqyerjes", tha ai.

Read more ...


"Oppenheimer" dhe protesta për Gazën lanë gjurmë në ceremoninë e 96-të të çmimeve Oscar

Përderisa "Oppenheimer" mori çmimin "Filmi më i mirë" dhe Christopher Nolan, regjisori i këtij filmi, mori çmimin "Regjisori më i mirë" në ceremoninë e 96-të të ndarjes së çmimeve Oscar që u mbajt në SHBA, protesta në mbështetje të Gazës jashtë sallës dhe fjalimi i regjisorit fitues i çmimit, Jonathan Glazer "reagim ndaj okupimit të Gazës" lanë gjurmë në këtë mbrëmje, raporton Anadolu.

 

Ceremonia u mbajt në Teatrin Dolby në qytetin amerikan Los Angeles ndërsa përveç filmit "Oppenheimer" tërhoqi vëmendjen edhe reagimi ndaj masakrave që po ndodhin në Gaza.

Read more ...


Shoferit i bie të fikët, autobusi i “Unazës përplaset me pemën dhe një motorr

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të diele në rrugën “5 maji” në Tiranë. Autobusi i Unazës është përplasur me një pemë dhe një motorr. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë gjendja e shoferit, të cili i ka rënë të fikët. Atij i është bërë testi i alkoolit dhe nuk qenë nën efekt. Autobusi ka pasur pak pasagjere dhe nuk ka asnjë të dëmtuar. “Më datë 10.03.2024, rreth orës 09:30, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi E. C., duke drejtuar autobusin e linjës së Unazës, dyshohet se nuk është ndjerë mirë nga ana shëndësore, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit, dhe është përplasur me një pemë dhe me një motomjet të parkuar. Shtetasi E. C., po merr ndihmë mjekësore në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read more ...


Falet namazi i parë i teravisë në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë

SHKUP/TIRANË/PRISHTINË – Nëpër xhamitë në vendet e Ballkanit, besimtarët muslimanë kanë falur namazin e parë të taravisë me rastin e fillimit të muajit të agjërimit, Ramazanit, raporton Anadolu.

Një numër i madh besimtarësh në kryeqytetet Shkup, Tiranë dhe Prishtinë, si dhe në qytete të tjera të rajonit, u mblodhën nëpër xhami për faljen e namazit të taravisë.

Read more ...


Kujdes nga Sokrati i Patosit dhe "Sokratët" e tallavasë së mjekëve popullor muti-religjoz

Piranjat kanë transmetuar rastin e Sokrat Shpatarakut, një person nga Patosi ku bazuar mbi statuja fetare, ishte kthyer në një ‘shëronjës’ për njerëzimin. Qe nga takimi i pare me heroin qe quhet Sokrat vihet re se fama e tij është përtej te imagjinueshmes. Me qindra foto, objekte personale, veshje te ndryshme fëmijësh dhe te rriturish, janë varur ne te katër muret e një dhome apartamenti, brenda se cilës ai përplaset çdo dite me shtriga, magjistrica dhe kukudhë. Përtej kësaj, brenda dhomës ai ka krijuar një kult te ri, ku krahas Jezu Krishtit qëndron imam Aliu, e krah tij edhe Baba Mondi i bektashinjve.

Read more ...

XS
SM
MD
LG