Dorëzoi “user”-at te kompania “5D”/ Urdhri që iu dha Deborah Keçit, si u manipulua tenderi Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Prill 2024, 16:48
Deborah Keçi, e cila mbante postin e drejtores së Klubit Sportiv “Tirana”, është e përfshirë në dosjen “5D”, sepse SPAK-u, ka provuar se në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor Klubi Sportiv “Tirana”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion” sh.p.k., e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k., duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt.
Keçi ka pasur komunikime direkte me administratorin e kompanisë, Nestor Muhametllari.