SHBA që nga 7 tetori i ka shitur fshehurazi armë Izraelit të paktën 100 herë
Pretendohet se SHBA-ja që nga 7 tetori 2023 ka miratuar "fshehurazi" më shumë se 100 shitje të veçanta ushtarake Izraelit, pasi ushtria izraelite nisi sulmet në Gaza, transmeton Anadolu. Sipas një artikulli në gazetën "Washington Post", të bazuar në zyrtarë të paidentifikuar, anëtarët e Kongresit Amerikan janë informuar për këtë çështje në një seancë sekrete të mbajtur nga zyrtarë amerikanë. Zyrtarët pretendojnë se SHBA-ja aprovoi dhe dërgoi fshehurazi më shumë se 100 shitje ushtarake në Izrael, përfshirë mijëra municione të drejtuara me saktësi, bomba të kalibrit të vogël, raketa që synojnë bunkerët nëntokësorë, armë të vogla dhe materiale të tjera vdekjeprurëse.