Lidhje


Pse arbërit u quajtën shqiptarë?

Nga Muharrem Abazaj, gjuhëtar

 

Sqarimi i kuptimit të etnonimit tonë aktual, shqiptar, është me shumë interes. Pikërisht për këtë arsye janë bërë shumë studime nga autorë të ndryshëm. Por vetëm dy prej tyre kanë gjetur më shumë mbështetje.


-Emri shqiptar vjen nga emri shqip i gjuhës sonë, mendim që është mbështetur nga Hahn, Çabej, Demiraj, etj.

Read more ...


Studiohen pasojat që la në shëndetin e njerëzve pandemia COVID-19

Kanë kaluar gati pesë vite, por njerëzit vijojnë të dyshojnë për simptomat e Covid-19. Të paktën, në këtë përfundim bazohet studimi i National Health Service (NHS), i cili shkruan se një në dhjetë persona janë të paqartë nëse e kanë ose jo këtë virus në trupin e tyre.

 

Studimi, i cili anketoi më shumë se 750 mijë persona, u përqendrua në ndikimin që pati ky virus në jetën e tyre pesë vite pasi pandemia i detyroi të qëndronin të izoluar në shtëpi për një kohë të gjatë.

Read more ...


Rajoni evropian regjistron numrin më të madh të rasteve të fruthit në dekada

Udhëheqësi teknik i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Evropë, Dragan Jankovic, ka deklaruar se pothuajse 130 mijë rastet e fruthit të raportuara në Evropë në vitin 2024 janë të papranueshme dhe kërkojnë "veprim të menjëhershëm".

 

Jankovic i referohej një raporti të botuar së fundmi nga OBSH-ja dhe UNICEF-i, ku 127.350 raste të fruthit u dokumentuan në rajonin evropian për vitin 2024, dyfishi i numrit të rasteve të raportuara për vitin e mëparshëm dhe numri më i lartë që nga viti 1997.

Read more ...


Lidhje e mundshme midis vaksinave dhe autizmit? SHBA gati të kryejë një studim të madh

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC) po përgatiten të kryejnë një studim të madh për të shqyrtuar çdo lidhje të mundshme midis vaksinave dhe autizmit, raportojnë burime pranë Reuters.

 

Nuk dihet ende nëse Sekretari i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., i njohur për qëndrimet e tij kundër vaksinave, është i përfshirë në këtë studim apo si do të realizohet ai. CDC dhe Departamenti i Shëndetësisë nuk kanë komentuar mbi këtë çështje.

Read more ...


Studimi i Universitetit të Oksfordit: Fëmijët kanë besim të natyrshëm në Zot, ndërsa ateizmi mësohet me vonë

Fëmijët kanë instikt të lindur që të besojnë në Zot. Ndërsa ateizmi mësohet më vonë. Kështu thotë psikologia e Universitetit të Oksfordit. Dr.Olivera Petrovich në konferencën e organizuar nga Universiteti West Sidney tha se edhe fëmijët parashkollorë kanë ndërtuar koncepte teologjike për kuptimin e tyre rreth botes fizike.



Psikologët debatuan për atë se nësë besimi në Zot apo ateizmi janë gjendje e natyrshmë njerëzore. Sipas Dr.Petrovich,e cila është eksperte e psikologjisë së religjionit, besimi në Zoti nuk është i mesuar,por zhvillohet natyrshëm.

Read more ...

XS
SM
MD
LG