Azilantët shqiptarë “braktisin” Francën e Gjermaninë, i rikthehen “dashurisë së vjetër”

Franca dhe Gjermania, dy shtete drejt të cilave u dyndën shtetasin shqiptarë që kërkonin azil në valën e fundit të emigracionit në vend, nuk janë më të preferuara. Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se për herë të parë gjatë viteve të fundit, Italia, “dashuria e vjetër” e shqiptarëve është bërë pritësi kryesor i kërkesave për azil.
Sipas Eurostat, në periudhën janar-mars u regjistruan gjithsej 465 kërkesa për azil në Itali, me një rritje prej 4.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Italia u bë pritësi i parë i azilantëve, me 32% të totalit të kërkesave, ndërkohë që tre vitet e fundit kishte qenë në vend të tretë, pas Francës e Gjermanisë.