Kaloi 7 javë larg çdo ekrani, autori tregon se si kujtesa e tij u përmirësua në mënyrë drastike

Ekspertët paralajmërojnë se kalimi i tepërt i kohës para ekranit mund të dëmtojë përpunimin dhe mbajtjen e informacionit. Studimet tregojnë se përdorimi i shpeshtë i smartfonëve mund të jetë i lidhur me kujtesë të dobët dhe vështirësi në përqendrim.
Sipas një raporti nga Opal, Britania e Madhe është një nga vendet me përdorimin më të lartë të telefonave në Europë, ku një përdorues mesatar shpenzon rreth 5 orë e 6 minuta në ditë duke lëvizur nëpër ekran. Kjo do të thotë se 28% e ditës shpenzohet duke parë postime në Instagram apo platforma të tjera sociale.