Ben Blushi, duke argumentuar ekonomikisht autonominë e Korçës.
Më poshtë keni një video të vjetër të Ben Blushit ku argumenton krijimin e një zonë të lirë ekonomike, e cila praktikisht do të jetë eskluzive për Greqinë, ku mallrat, shërbimet dhe prodhimet greke do të jenë të pa taksuara. Gjuha e folur në këtë zonë do jetë greqishtja. Blushi thotë se në këtë zonë do të flitet gjuha që njihet reciprocikisht por duhet të jesh naiv të pretendosh reciprocitet me Greqinë, sepse grekët kurrë nuk do të flasin shqip edhe nëse dinë.
Blushi përpiqet ta justifikojë këtë favor të rëndësishëm që i bëhet Greqisë me shfrytëzimin e varfërisë së shqiptarëve, duke thënë se do të hapen vende pune, ku kuptohet që shqiptarët do jenë “yzmeqarë” të grekëve në vendin e tyre.