Fuqia e errët e dy lëvizjeve fetare

Shkruan: Hamzi Ibraimi
Lëvizja Hizmet dhe Xhemati Sulejmanxhi (Süleymancılar) filluan veprimtarinë e tyre në Ballkan pas viteve 1990. Ku lëvizja Hizmet u shfaq në rajon rreth viteve 1993–1999, duke ndërtuar shkolla, kolegje dhe organizata kulturore në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje. Ajo promovoi një formë moderne të Islamit përmes edukimit dhe dialogut ndërfetar. Nga ana tjetër, Xhemati Sulejmanxhi e filluan aktivitetin e tyre në fund të viteve 1990 dhe u fokusuan në edukimin fetar tradicional përmes kursëve të Kur’anit, veçanërisht në mjediset shqiptare dhe turke.