Lidhje


Gyleni vdiq, po ithtarët e tij a do ta braktisin organizatën?! 'Imami i fshehur'?!

Nga Alban Gorishti 

 

Sot në mëngjes u shpërnda lajmi nga mediat botërore se prijësi famëkeq i lëvizjes okulte Gylen, vdiq në Shtetet e Bashkuara. Pyetjet faktikisht janë të shumta, por disa prej tyre bëhen më kumbuese se të tjerat, a vdiq me të vërtetë tani? A e vranë? Po me organizatën e tij çfarë do të bëhet? Po ndjekësit e tij a do ta braktisin 'anijen'?! 

 

Por duhet thënë se organizata Gylen përveç ndjekësve materialist dhe përfitues ka edhe të tillë që besojnë njëmend në narrativat imagjinare të liturgjisë gyleniste. Ndaj është e vështirë të thuhet sesi do të ndryshojë kjo organizatë pas kësaj ndodhie. Kjo në vazhdën e pyetjeve të mësipërme, këta pasues a do të ndryshojnë ndonjë gjë në lidhje me veprimet e mëparshme të gabuara për të provuar se ishin të vlefshme për shumë arsye?! 

Read more ...


Shtyhet seanca për padinë penale të Mexhlis ndaj Veliajt për martesën e paligjshme

Seanca për padinë penale ndaj Veliajt për martesën e paligjshme është shtyrë me kërkesën e prokurorit të SPAK për në datë 16 Tetor. Në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po shqyrtohet ankimimi i Mexhlis ndaj vendimit të SPAK për mosfillimin e hetimeve ndaj Veliajt dhe dergimit për kompetencë në prokurororinë e Tiranës.

 

Prokurori i SPAK Elvin Gokaj kërkoi shtyrjen e seancës për arsye të angazhimeve të tjera të tij. Gjyqtarja pranoi kërkesën për shtyrje dhe gjyqi i radhes u caktua pas dy ditësh në datë 16 Tetor.

Read more ...


Almer Toska, gazetar n’dukje, pastrues wc-sh në profesion

Nga hoxhë Tasim Darsi
 
 
Almer Toskën e kam njohur në vitet 2009/2010 kur punoja në Tiranë. Atëherë kisha një zyrë në katin e 3-të të KMSH-së me qera. Ky individ është prezantuar në publik si gazetar, që kur i dhuroj Berishës një panoramë për ditëlindjen e tij (të Berishës). Ishte me këtë lëpirje që fitoi mirënjohje nga "mentori" i tij non grata duke u imponuar kështu në ambjetet televizive. Ai dikur punonjës i rëndomtë i gylenistëve ndërsa sot prezantohet si analist nëpër mendia duke bërë një rol tjetër në shërbim të gylenistëve por kësaj radhe si kazan mediatik ku tenton nëpërmjet komplekseve të vjetra të arrijë pozita të reja por kësaj radhe duke përdorur edhe atribute fizike, sikurse është gjuha, për të hedhur pisllëk ndaj kujtëdo që ia cënon padronët e vjetër, gylenistët e tij, pavarsisht nëse është vet feja apo kombi konceptet që ai cënon.

Read more ...


Devijimet në besim të Organizatës famëkeqe okulte “Fetullah Gylen” - 9

Gyleni pretendon se takohet dhe bisedon ballë për ballë me Pejgamberin, a.s, ndërkohë që është zgjuar 

 

Në një predikim fetar të mbajtur në datën 03.11.1978, Gyleni shprehet se është e mundur të flitet drejtpërdrejt me Rasulullahun, pas vdekjes së tij: “Ka shumë persona të tillë që nderohen me afrimitetin në praninë e Allahut, përgëzohen drejt për së drejti, marrin dhe japin përshëndetje, ulen dhe bisedojnë. O Zot, u gjendëm mes atyre që flasin me Rasulullahun, shtrohemi në bisedë me të. U gjendëm mes atyre që dhanë dhe morën përshëndetje!” (1978-11- 03 Hac- 3, min. 01:12:00 etj.).

Read more ...


Nga urrejtja deri tek bashkëjetesa: Një thirrje për të parandaluar propagandën e urrejtjes në Ballkan

Shkruan: Hamzi Ibraimi

 

Në një shoqëri ku diversiteti kulturor dhe fetar duhej të ishte një pasuri shumë e çmuar, për fat të keq po ndodh e kundërta. Siç e dimë, në disa shtete të Ballkanit, veçanërisht në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, këto vende po përballen me përhapjen e shpejtë të islamofobisë dhe turkofobisë. Për fat të keq, këto forma të urrejtjes, të kamufluara pas justifikimeve ideologjike, nuk synojnë asgjë tjetër përveçse përçarje mes komuniteteve. Këto veprime, për fat të keq, po krijojnë një të ardhme të rrezikshme për rajonin.

Read more ...

XS
SM
MD
LG