KMSH blen vakëf në Itali
Për ty miku/mikja ime ateiste 11
Nga Alban Gorishti
A orienton Bibla kah Darvinizmi 2-3 ?
Dikur është thënë nëse kërkon në librat e shkences do ta gjesh pergjigjen drejtë per ekuacionin tënd ndersa nese do të hulumtosh në kerkim të se vërtetës do ta gjesh fene e saktë.
Debat në xhaminë e Saukut. Besimtarët refuzojnë imamët gylenistë
Prej disa ditësh në xhaminë e Saukut ka pasur tensionime ndërmjet xhematit dhe imamëve provizor të sjellë nga gylenistët e KMSH. Këto tensione kanë kulmuar kur gylenistët e KMSH dërguan në xhaminë e Saukut administratorin e Myftinisë së Tiranës gylenistin Ardit Lushka për të prezantuar një imam të ri për këtë xhami, pasi imami aktual Abdullah Ziba ka pasur refuzim të vazhdueshëm nga besimtarët e kësaj xhamie për shkak se është pjesëtar i organizatës famëkeqe ter.roriste Gylen.
Për ty miku/mikja ime ateiste 10
Nga Alban Gorishti
A orjenton Bibla kah Darvinizmi 1.. ?
Kjo është nje pyetje shumë e rendesishme në disa qarqe të caktuara për të kuptuar se cila ka qenë origjina e disa fenomeneve që kanë shënuar historine e besimit – shkencor në shekuj me radhë. Dihet që teorite darviniste kanë shërbyer si lëndë e parë per të justifikuar shumë krime kundër njerëzimit. Prandaj nëse duam të eleminojmë këto pasoja shkateruese duhet të kuptojmë në rend të parë se çfarë e ka shtyre njeriun të largohet nga ai lloj i besimit i cili në të vërtetë është promotor i shkencës. Vetëm kështu mundet që këto teori mos të gjejnë mbështëtje as në ëndrra e jo më në qarqet shkencore . Themeluesit e shkencës mekanike (shkenca mekanike shtroi mendimin filozofik mbi të cilin ecën plejadat e ateistve te mëvonëshëm) në shekullin XVII, përfshirë Johannes Kepler, Galileo Galilei, René Descartes, Francis Bacon, Robert Boyle dhe Isaac Newton, ishin të gjithë të krishterë praktikant. Kepler, Galileo dhe Dekarti ishin katolikë romakë; Bacon, Boyle dhe Newton ishin protestantë.
Për ty miku/mikja ime ateiste 9
Nga Alban Gorishti
E drejta penale , civile argument për stadin më të “komplikuar” të jetës....
Ata që e konsiderojnë arsyen si zotëruese të një force të pakufishme, janë të detyruar ta pranojnë se njerëzit me arsye nuk duhet të bëjnë asnjë faj. Po, kështu duhet të jetë, sepse, meqë arsyeja është një mjet i patëmetë dhe i aftë për të arritur në këto dy synime njerëzore, atëherë, pse njeriu me arsye të bëjë faj? Pse të jetë autori i një akti penal? Mirëpo dihet se të gjitha sistemet njerëzore, duke i dhënë dënim fajtorit, e pranojnë se ai është i shëndoshë mendërisht! Po qe se formohet opinioni se gjatë kryerjes së fajit, aftësitë mendore (të kryerësit të fajit) janë reduktuar, me fjalë të tjera, se, gjatë kryerjes së fajit, fajtori nuk ka qenë i aftë mendërisht, fajtori nuk dënohet. Kjo do të thotë që shkaku logjik i dhënies së dënimit është pranimi se, gjatë kryerjes së fajit, fajtori ka qenë i shëndoshë mendërisht, domethënë, i arsyeshëm. Në këto kushte, edhe të jesh i bindur se arsyeja është një mjet i patëmetë dhe i mjaftueshëm për të arritur te akti i drejtë, te e mira, por megjithëkëtë, ta dënosh atë për aktin e saj penal, është një kontradiktë në vetvete.