Për ty miku/mikja ime ateiste 1

Nga Alban Gorishti
Parathënia e punimit
Nga fillimi i shekullit të njëzetë, shkenca ishte pothuajse tërësisht e institucionalizuar dhe e profesionalizuar, pas Luftës së Dytë Botërore ajo u zhvillua jashtëzakonisht shumë nën patronazhin e pushteteve, por edhe përmes investimeve të korporatave të ndryshme. Niveli më i lartë i financimit për shkencën u aktualizua më së tepërmi në Shtetet e Bashkuara, ku në vitin 2008 shpenzimet totale për kërkimin dhe zhvillimin ishin 398 miliardë dollarë, nga të cilat 104 miliardë dollarë erdhën nga qeveria. Por qeveritë dhe shoqatat zakonisht nuk i paguajnë shkencëtarët për të bërë kërkime sepse ata duan njohuri të pafajshme, (pra hulumtime pa ndonjë interes të caktuar për hir të vet lëmisë përkatëse) si ajo e Adamit para Rënies nga parajsa . Emërtimi i kafshëve, klasifikimi i specieve të rrezikuara të brumbujve në pyjet tropikale, nuk është përparsi për këto korporata. Realisht shumica e fondeve ishin një kundëreagim ndaj parullës joshëse të Bacon ‘njohuria është fuqi’(Pra ata dëshironin që me këto njohuri të ndërtonin diҫka mekanike që do tju shërbente atyre).