TV-të shqiptare vazhdojnë të promovojnë sharlatanizëm dhe bestytni “qoshesh”/ Çfarë është atletika e re e besimeve të vjetra, Reiki dhe Joga ?

Një tendencë e re e TV-ve tona kombëtare po zë vendin e informimit dinjitoz dhe burmit zyrtar. Ajo që është e njohur në vendin tonë si pjesë e harmonisë ndërfetare ka të bëjë me njohjen e tre komuniteteve të besimeve zyrtare, siç janë muslimanët , katolikët dhe ortodoksët. Teksa burimet zyrtare të këtyre feve shpesh herë anashkalohen shohim se një vazhdimësi kronikash televizive trajtojnë disa bestytni “qoshesh” duke intervistuar sharlatanë agnostik të një niveli të pa dëgjuar ndonjëherë në mesin e popullit tonë.
Kështu teksa sheh zonjën e nderuar në emisionin e RTSH-së, TV që mbahet edhe me taksat tona, kupton se sharatanizmi që vjen nga vende jashtë “orbitës” tonë kulturore tentojnë të fusin paqartësitë e tyre në një popull i cili të paktën kulturalisht apo fetarisht “është i kompletuar”, paçka se vuan nga reminishenca të vështira politiko-sociale. Gjithsesi zonja pretendon se flet dhe komunikon me këta ëngjëj nëpërmjet trajnimit (apo trajneres) së saj Reiki. Dhe pretendon se në njëfarë mënyre këta “ëngjëj” i kanë treguar të ardhmen apo i kanë treguar diçka të fshehtë, pra se djali i saj ishte i sëmurë.