Lidhje


SI SOT/ Tragjedia e Otrantos, 81 jetë të humbura! Dhimbje e kujtim i thellë

Sot bëhen 29 vjet nga një nga ngjarjet më të dhimbshme të emigracionit shqiptar, Tragjedia e Otrantos. Në pasditen e 28 marsit 1997, nga porti i Vlorës u nis anija e vjetër “Katri i Radës” me 142 persona në bord, të gjithë duke shpresuar për një jetë më të mirë në Itali pas trazirave që kishin goditur Shqipërinë. Por shpresa u shua shpejt. Në ujërat pranë Otrantos, anija u përplas me goditjet e forta të anijes luftarake italiane “Sibilla”. Paniku shpërtheu; pasagjerët panë mbi urën e anijes persona të armatosur dhe një helikopter që po filmonte ngjarjen. Anija shqiptare u rrotullua dhe u fundos, duke lënë pas vetes një tmerr të pakufizuar.

 

Në atë çast tragjik, shumë gra, burra e fëmijë nuk mundën të shpëtonin. Ata që dinin të notonin u hodhën në ujë ose përpoqën të ngjiteshin në gomone, por shumë të tjerë, përfshirë fëmijë nga 3 muaj deri në 69 vjeç, u mbytën. Vetëm 61 persona arritën të mbijetonin. Nga viktimat, 24 trupa nuk u gjetën kurrë. Të mbijetuarit u dërguan në Brindizi, por nuk u lejuan të flisnin për tmerrin që kishin përjetuar, duke e lënë këtë tragjedi të shoqëruar me heshtje dhe dhimbje të pashpjegueshme.

 

Pas gjashtë muajsh, autoritetet nxorën nga deti anijen e fundosur dhe gjetën shumë kufoma, por drejtësia për viktimat mbeti e paplotësuar. Edhe pas 29 vitesh, familjarët e 81 shqiptarëve që humbën jetën nuk e kanë harruar kurrë atë ditë. Ata vazhdojnë të kërkojnë përgjegjësi dhe të mbajnë gjallë kujtimin e një tragjedie që shënoi përjetë emigracionin shqiptar dhe dhimbjen e një kombi./JOQ

XS
SM
MD
LG