Lidhje


Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet

Situata në Serbi po përkeqësohet, raporton agjencia gjermane e lajmeve KNA. "Ajo që filloi si një protestë kundër korrupsionit po bëhet gjithnjë e më shumë një sprovë për qeverinë. Në Serbi, studentët po i drejtohen gjithnjë e më shumë mosbindjes civile, ndërsa policia po përgjigjet me një valë arrestimesh.”

 

"Me protesta ulur, kontejnerë mbeturinash dhe barrikada të tjera në rrugë, demonstruesit po paralizojnë përkohësisht trafikun në Beograd, Novi Sad dhe qytete të tjera”, raporton agjencia.

Read more ...


Indeksi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë, nga fuqia e ulët blerëse

Shqipëria është vendosur në fund të listës për cilësinë e jetesës në Europë, sipas raportit më të fundit të platformës ndërkombëtare Numbeo për gjysmën e parë të vitit 2025. Me një vlerësim total prej 104.1 pikësh në indeksin e cilësisë së jetës, Shqipëria zë vendin e 37-të ndër 37 shtete europiane të analizuara.

 

Ky renditje e bën Shqipërinë vendin me cilësinë më të ulët të jetës në kontinent për këtë vit, sidomos për fuqinë blerëse, çmimet e larta të apartamenteve në raport me të ardhurat dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor, ku jemi të fundit në Europë.

Read more ...


“Shqipëria po mbron një shtet që v.ret fëmijë” – Andi Bushati shpërthen ndaj qeverisë: “Qëndrim ekstremist pro-I.zrael, po bëheni më katolikë se Papa!”

Një përballje e ashpër është zhvilluar mes analistit Andi Bushati dhe ministrit të Jashtëm Igli Hasani gjatë emisionit “Top Story” në lidhje me qëndrimin e Shqipërisë për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, si dhe për situatën humanitare në Gaza.

 

Bushati kritikoi ashpër qeverinë shqiptare për qëndrimin “ekstremist pro-Izrael”, duke e akuzuar se po mbyll sytë ndaj shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare nga ana e shtetit hebre. “Po shohim një holokaust të dytë. Izraeli po kryen akte që vetë izraelitët i quajnë genocid. Shqipëria po mbron sulmet preventive ndaj Iranit, që janë të ndaluara nga Karta e OKB-së dhe Protokolli i Gjenevës. Po bëhemi më katolikë se Papa,” – tha Bushati.

Read more ...


Politikat antiprodhim, si Rilindja e shndërroi Shqipërinë në vendin me koston më të lartë të jetesës

Në vitin 2014, Shqipëria ishte vendi i dytë me koston më të ulët të produkteve bazë në Europë, duke qenë pas vetëm Maqedonisë së Veriut.  Sipas të dhënave zyrtare të Eurostat, në vitin e parë të qeverisjes socialiste në pushtet, çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkolike në Shqipëri ishin sa 68 për qind e mesatares së Bashkimit Europian. Kjo do të thoshte se ushqimet në Shqipëri kushtonin të paktën 32 për qind më lirë se mesatarja e vendeve të BE-së. Por pas vitit 2014, qytetarët shqiptarë janë përballur me një shtrenjtim dramatik të produkteve bazë dhe vitin e kaluar, për herë të parë çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkolike në Shqipëri, kaluan mesataren e Bashkimit Europian.

Read more ...


Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat për frymë edhe në 2024-ën

Shqipëria ka vijuar të mbetet e fundit në Europë sa i përket të ardhurave për frymë të matura sipas fuqisë blerëse për mallra e shërbime, edhe në vitin 2024, pavarësisht se popullsia e vendit u reduktua me më shumë se 400 mijë persona, duke zbritur në 2.4 milionë banorë sipas censit të vitit 2023.

 

Ndonëse vendi ka pasur një rritje të kënaqshme vitet e fundit dhe janë më pak persona tek të cilët shpërndahet vlera e mallrave e prodhuar në një vit, mirëqenia e individëve nuk rezulton të jetë rritur, e ndikuar dhe nga çmimet relativisht më të shtrenjta.

Read more ...

XS
SM
MD
LG