Lidhje


Shqiptarët të zhytyr në varfëri! Pse produktet bazë kushtojnë më shumë se në Europë

Një analizë krahasuese e çmimeve e zhvilluar nga “Monitor” në 52 produkte ushqimore, të kujdesit personal dhe produkteve për fëmijë në rrjetin e supermarketeve “Penny” në Gjermani me ato në Shqipëri nxjerr në pah disbalanca të forta. Të dhënat krahasuese treguan se çmimet në Gjermani janë mesatarisht 25.6% më të lira se në Shqipëri për 52 artikujt e përfshirë në tabelë (përjashtohen frutat dhe perimet e freskëta). Produktet për fëmijë dhe detergjentët shiten në marketet tona me çmime dyfish më të larta. Arsyet pas këtyre diferencave lidhen me nivelin e lartë të taksave për mallrat e shportës, sidomos TVSH, kostot e larta të transportit, logjistikës jo shumë të përshtatshme, spekulimeve dhe mungesës së konkurrencës.

Read more ...


Anija me mijëra ton perklorat amoniumi drejt Lindjes së Mesme, pse bota rrezikon më shumë se kurrë l.uftën

Kërcënimet që vijnë nga Irani dhe Izraeli po intensifikohen, duke i shtyrë të dyja palët më afër një konflikti të drejtpërdrejtë ushtarak. Në rajonin e shkatërruar nga lufta dhe të paqëndrueshëm, me ushtrime ushtarake izraelite, bllokime në negociatat diplomatike dhe konflikte përmes ndërmjetësve, ka sinjale që tregojnë një përshkallëzim të rrezikshëm, raporton Newsweek.

 

Lufta do ta destabilizonte më tej Lindjen e Mesme, me pasoja serioze për sigurinë globale. Konflikti mund të prishë furnizimet globale me naftë, të përfshijë fuqitë ndërkombëtare dhe të thellojë paqëndrueshmërinë në rajon. Treguesi i parë se sa e brishtë është situata është raporti se Irani ka porositur mijëra ton perklorat amoniumi nga Kina, i cili është thelbësor për prodhimin e raketave, për të forcuar aftësitë e tij ushtarake.

Read more ...


Një Sinjal Alarmi për të Drejtat e Punonjësve dhe Harmoninë Fetare në Shqipëri

Nga av. Dorina Lamaj 
 
 
Ngjarja e rëndë që ka ndodhur në zyrat e ASHK-së, Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Lezhë është një sinjal alarmi që nuk mund të injorohet.
 
Sipas informacioneve të bëra publike, punonjësit e këtij institucioni janë detyruar të paraqiten në punë në ditën zyrtare të festës së Kurban Bajramit, në kundërshtim të hapur me ligjin. Më shqetësues akoma, është përdorimi i një gjuhe fyese dhe islamofobe që kjo nëpunëse iu drejtohet punonjësve.

Read more ...


Shkrimtari Agron Tufa: Jemi në një diktaturë moderne, patronazhistët si “Sigurimi”

Shkrimtari i njohur, Agron Tufa, e ka cilësuar një maskaradë të madhe atë që ndodhi më 11 maj, që në fakt sipas tij ka vijuar si diaboladë e ‘Rilindjes’ prej 12 vitesh. I ftuar në emisionin “A Show” të Adi Krastës në Syri Tv, përmes një lidhje me skype, Tufa tha se ajo çfarë ka ndodhur më 11 maj, jo vetëm që detyron një parti politike opozitare, por madje të gjithë shoqërinë shqiptare, në një meditim të trishtueshëm të asaj që ka ndodhur me instalimin real të diktaturës 1945, tashmë në kushtet bashkëkohore.

Read more ...


Rilidhja e moralit me ekonominë politike

Ndërthurja e ekonomisë me moralin na ndihmon të kuptojmë rezultatet politike/Nga Benjamin Enke

 

Për pjesën më të madhe të shekullit XX, disiplinat e psikologjisë morale dhe të ekonomisë shiheshin si shumë të ndryshme. Secila përqendrohej në shqetësime të veçanta dhe kishte pak çështje që mund të quheshin të përbashkëta.

Read more ...

XS
SM
MD
LG