Disa analistë të vjetër dhe të respektuar e pritën me ironi, tallje dhe sarkazëm projektin grandioz planetar të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për krijimin e një “shteti sovran të urdhrit bektashi” në territorin e Shqipërisë. Nuk u kuptua se kemi të bëjmë me një projekt të paparë panbotëror dhe kryeministri, jo rastësisht, zgjodhi për të njoftuar botën për projektin zëdhënësen botërore prestigjozen amerikane “Njujork Tajms” në 21 shtator 2024 dhe tribunën më të lartë diplomatike të OKB-sënë 22 shtator 2024. Nuk begenisi t’ia thoshte më parë as opinionit publik shqiptar, as popullit shqiptar, as parlamentit shqiptar dhe as partisë së tij socialiste internacionaliste. Natyrisht nuk begenisi dhe e shkeli me dy këmbët Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, që e ndalon të shkëpusë territore të shtetit dhe të krijojë mikroshtete.
DW analizë marrëdhënies së vështirë midis Evropës dhe I"zraelit gjatë vitit të fundit

Reagimet e para të BE dhe shteteve anëtare të tij ishin të qarta: ata e dënuan sulmin terrorist të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 "në mënyrën më të prerë”. BE shprehu solidaritetin me Izraelin dhe mbështeti të drejtën e tij për "t'u mbrojtur kundër sulmeve të tilla të dhunshme dhe pa dallim, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare". Qëndrimi ka mbetur deri tani, BE mbështet Izraelin në të drejtën e tij, për t'u mbrojtur, thotë Peter Stano, zëdhënësi i të ngarkuarit të BE për politikën e Jashtme, Josip Borrell. Partnerëve të Izraelit u bëhet thirrje, që t`i mendojnë mirë pasojat humanitare të luftës në Rripin e Gazës, thotë Stano për DW.