Aksidenti fatal i merr jetën 3 personave, avokati vjedh dëmshpërblimin

Alma Shehi tregon se ka humbur nënën dhe tre të afërm nga një aksident i rëndë, që ndodhi në vitin 2019, në Papër të Elbasanit. Ditën e ceremonisë mortore, në familjen e viktimës, shfaqet avokati Ardian Dauti, i cili u prezantoi të afërmve mundësinë e një dëmshpërblimi nga ky aksident. Pas dy vjetësh, avokati Dauti mbylli marrëveshjen e dëmshpërblimit me kompaninë e sigurimit dhe 4 pjesëtarët e familjes, që jetonin në Kanada, duhet të merrnin shumën e dakordësuar përmes bankave. Por, po bëhen dy vjet dhe përfituesve nuk u kanë kaluar paratë.