Lidhje


Të zhvatësh edhe sëmundjen/ Si po vidhen shqiptarët me çmimet e ilaçeve

Nga Klodian Tomorri/Nurofen për fëmijë është një medikament, i cili përdoret për të kuruar dhimbjen, inflamacionin dhe temperaturën tek të miturit nga 3 muaj deri në 9 vjeç. Ky bar në Shqipëri tregtohet ekskluzivisht nga kompania “FarmaNet” dhe aktualisht një kuti kushton 605 lekë. I njëjti bar në Greqi, kushton 2.33 euro ose 240 lekë për kuti. Pra 2.5 herë më lirë në Greqi ose 2.5 herë më shtrenjtë në Shqipëri. Ligjërisht çmimet e ilaçeve në Shqipëri janë të rregulluara me marzh fitimi të përcaktuar.

Read more ...


Detajet nga vrasja në Fier/ Viktima eci disa metra i plagosur në rrugë, punonte kamerier…

Një konflikt mes disa të rinjve ka përfunduar në vrasjen e një 19- vjeçari dhe plagosjen e një 20- vjeçari i cili ka ndërhyrë për të shuar konfliktin, por është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin Rajonal të Fierit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:30 të ditës së sotme në qendër të qytetit, ku pas një sherri për motive të dobëta tre të rinj janë përfshirë në një konflikt i cili ka përfunduar në përleshje fizike deri në përdorimin e mjetit prerës. Autori, i identifikuar si Florjan Muka ka qëlluar me thikë 19- vjeçarin me iniciale G. B dhe për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit ka ndërhyrë shoku i tij i cili e shoqëronte, duke marrë dhe ai plagë të rënda.

Read more ...


Perfaqësuesi i muslimanëve të Elbasanit, ngre zerin për shperfillje nga Bashkia.

Arben Ramkaj, përfaqsuesi i muslimanëve të Elbasanit në Keshillin e Pergjithshem te KMSH, ka ngritur zerin ndaj Bashkisë së Elbasanit për shperfillje nga kjo Bashki në lidhje me dekorimet festive të qytetit për muajin e Ramazanit.

 

Ne një postim në Facebook ai ka shkruar:


“Festa e Ditës së Verës në Elbasan nuk zvogëlon aspak rëndësinë e pritjes së muajit të shenjtë të Ramazanit nga besimtarët myslimanë të Elbasanit. Është e kuptueshme që bashkia investon në organizimin e kësaj feste , por është e rëndësishme që të mos neglizhohet nevoja për të mbështetur dhe vlerësuar periudhën e sakrificës që besimtarët myslimanë ndërmarrin gjatë Ramazanit.

Read more ...


Pas Vlorës edhe Durrësi/Zbulohet bazë armësh që furnizonte grupet kriminale, dy të arrestuar!

Pas zbulimit të bazës së armëve në Vlorë disa ditë më parë (7 mars), një tjetër depo që furnizon grupet kriminale me armatime është zbuluar në Shkallnur të Durrës. Në pranga të policisë kanë rënë dy të rinjtë Hekuran Troplini 20 vjeç dhe Emiljano Pasho,19 vjeç, të dy banues në fshatin Shkallnur. Arrestimi i njërit prej tyre u filmua edhe nga droni i policisë, pasi ai tentoi që t’u largohej efektivëve. Veshur me xhup të zi e me kapuç në kokë, në tentativë për t'u arratisur, ai u fut nëpër ullishte duke vrapuar, por më pas u rrëzua e u prangos nga policia.

Read more ...


2 vite burg për Fredi Belerin, reagon Pirro Dhima: Do luftojmë për të drejtat e pakicës greke nga regjimi i Ramës!

Ish-peshëngritësi Pirro Dhima, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës për të dënuar me 2 vite burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin. Në një postim në Insta, Dhima shkruan se Beleri u dënua në një gjyq simulues, pa prova, pa dëshmitarë dhe pa komunikim me avokatin e tij.  Ai shprehet se regjimi i Ramës konfirmoi edhe një herë se shteti ligjor nuk ekziston në Shqipëri.   Dhima shton më tej se do të vazhdojë luftën për të mbrojtur të drejtat e pakicës kombëtare greke derisa të vendoset shteti i së drejtës. 

Read more ...

XS
SM
MD
LG