Lidhje


Samiti i Ukrainës në Tiranë/ Çfarë iu bën përshtypje në këtë foto?

Fotoja më sipër është shkrepur gjatë fjalës së Edi Ramës në samitin Ukrainë – Europa Juglindore që po mbahet në Tiranë. Nëse vini re në foto, pas krahëve të Edi Ramës qëndrojnë dy nga mbështetësit e tij më të mëdhenj. I pasi është Taulant Balla, rilindasi i bërë ministër vetëm 10 vjet pasi Rilindja erdhi në pushtet. Pas tij ndodhet Alex Soros, djali i miliarderit George Soros, i njohur si mbështetës i pakursyer i Edi Ramës. Alex Soros është i pranishëm në çdo takim rajonal, sidomos kur ato mbahen në Tiranë. (fotot më poshtë)

Read more ...


Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Mbështesim transformimin e plotë të FSK-së në ushtri

Departamenti i Mbrojtjes, në faqen e tyre zyrtare kanë treguar për takimin e djeshëm të Alton Buland, Drejtor Kryesor për Politikat Evropiane dhe të NATO-s në Zyrën e Sekretarit të Mbrojtjes të ShBA-së, gjeneralmajor Steve Osborn dhe gjeneral i shtabit i Gardës Kombëtare të Iowas, Gjeneral Brigade Chris McKinney në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës. Në shkrimin e departamentit thuhet se ShBA-të do ta përkrahin Kosovën në anëtarësim nëpër organizata ndërkombëtare, por edhe në transformimin e plotë të FSK-së në ushtri me kapacitete të ndërveprueshme me NATO-n.

Read more ...


Shqipëri / Restaurohet Kurani 100-vjeçar

Një Kuran rreth 100-vjeçar është restauruar në Laboratorin Qendror të Restaurimit, i cili është pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Lajmi është dhënë nga vetë institucioni, i cili ka treguar se ky Kuran shekullor i është nënshtruar një procesi të mirëfilltë trajtimi, të krahasueshëm me “kirurgjinë”. Ndër të tjera, kjo drejtoria ka treguar se restaurimi i librave të shenjtë kërkon një përkujdesje të posaçme dhe për këtë proces nevojiten dorashka, maska dhe pajime metalike. Libri i sjellë nga zotëruesi ka kaluar në një seri etapash, sikurse janë: dezinfektimi, pastrimi me gomat pluhur, larja në vaska, deacafikimi në vaska, pastrimi nga mbishtresat, riintegrimi i pjesëve të humbura me letër japoneze, restaurimi i kapakut, qepja e fletëve dhe lidhja e fletëve me kapakun.

Read more ...


Apartamenti i sekuestruar i Adriatik Llallës kthehet në qendër për të rinjtë

Apartamenti i sekuestruar i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, i dënuar për  “fshehje të pasurisë” është kthyer në qendër për të rinjtë. Bëhet fjalë për apartamentin në Durrës, që iu sekuestrua së bashku me 4 sipërfaqe toke, në 22 mijë metra katrore. Lajmin e bëri me dije, Ministri i Brendshëm Taulant Balla. “Mesazhi që japim sot është që pronat e sekuestrua nga korrupsioni sot janë vënë në dispozicion të të rinjve, dhe jo vetëm të rinjve të Durrësit, të cilët ta zhvillojnë këtë Qendër sepse e shikoj që është një qendër multi-funksionale.

Read more ...


Nga Lenini tek Stalini maskat e vdekjes së 'Faraonëve' të ateizmit / Maska e vdekjes së Enver Hoxhës

Për herë të parë një kamera televizioni xhiron nga afër Maskën e vdekjes së Enver Hoxhës. Të ftuarit e emisionit Esencë në Report tv që shfaqet çdo të mërkurë në orën 23:00 dhe çdo të premte në orën 21:00 folën mbi mënyrën e konceptimit të së shkuarës totalitariste dje dhe sot përmes një objekti shumë pak të njohur për shqiptarët: Maska e vdekjes së Enver Hoxhës. I pari që ka folur ne shtypin e shkruar për maskën e vdekjes së Enver Hoxhës, është Gazetari Ben Andoni. Në një shkrim të tijin për Revistën Java të vitit 2004, ndër të tjera ai shkruan:

Read more ...

XS
SM
MD
LG