Lidhje


Bie niveli i ujit në Vjosë, shfaqet varka e rrallë që mendohet se i përket Mesjetës

Mbetje të një anije apo varke te vjetër janë gjetur nga erozioni i shkaktuar në lumin Vjosë, çka ka bërë që autoritet përkatëse ta shohin situatën me seriozitet. Mendohet se studimi i saj do të nxjerrë në pah dhe vlerat apo periudhën në të cilën mendohet se është përdorur ajo. Kryeplaku i fshatit Kashisht në Frakull ka pohuar për mediat se pjesët e zbuluara të varkës, e cila mendohet se është afërsisht 10 metra e gjatë, dyshohet se i përkasin një varke që përdorej nga garnizoni austro-hungarez në vitin e largët 1913 gjatë luftimeve me italianët.

Read more ...


“Pacientja kishte 8 tumore në kokë”-mjeku Sallabanda e operoi me sukses…

Neokirurgu Kita Sallabanda tha në një intervistë për “Good Morning Albanians” këtë të hënë, se gjatë punës së tij ai ka pasur shumë raste shumë të vështira.Sallabanda tha se së fundmi kishte pasur një rast shumë të komplikuar ku një studente shqiptare kishte shkuar në Spanjë për tu kuruar nga 8 tumore në kokë. Mjeku tha se është kujdesur që vajza të marr trajtimin e duhur në kushte të favorshme ekonomike, ndërsa ka  shtuar se ishte prekur shumë nga letra që ajo i kishte dërguar pas përfundimit të trajtimit.

Read more ...


Korrupsioni në burgje / Zbardhen përgjimet

Të tjera detaje zbardhen nga dosja e përgjimeve të avokatëve. Në këtë fazë të dytë kemi dorëzimin e ryshfetit me qëllim për t’i lehtësuar masën e sigurisë shtetasit Blerand Kozici.Nikolla Hafesllari i drejtohet pikëtakimit me Nikolla Jeskun, i njohur ndryshe me pseudonimin “Dashi”. Rreth orës 14:05, Hafësllari telefonon “Dashin” për ta pyetur për vendndodhjen.

Read more ...


Aksidenti fatal i merr jetën 3 personave, avokati vjedh dëmshpërblimin

Alma Shehi tregon se ka humbur nënën dhe tre të afërm nga një aksident i rëndë, që ndodhi në vitin 2019, në Papër të Elbasanit. Ditën e ceremonisë mortore, në familjen e viktimës, shfaqet avokati Ardian Dauti, i cili u prezantoi të afërmve mundësinë e një dëmshpërblimi nga ky aksident. Pas dy vjetësh, avokati Dauti mbylli marrëveshjen e dëmshpërblimit me kompaninë e sigurimit dhe 4 pjesëtarët e familjes, që jetonin në Kanada, duhet të merrnin shumën e dakordësuar përmes bankave.  Por, po bëhen dy vjet dhe përfituesve nuk u kanë kaluar paratë.

Read more ...


Rama kaloi traumë për shkak të BE-së

Nga Brukseli në mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian për Planin e Ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, kryeministri i vendit, Edi Rama është shprehur se tanimë po përjeton periudhën post-traumatike. Për këtë të fundit, Rama thotë se ndoshta të bën më shumë optimist nga se duhet në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.Unë nuk fola për premtime boshe, por kalova një traumë për shkak të Bashkimit Europian -tha Rama.

Read more ...

XS
SM
MD
LG