Lidhje


Berisha propozoi ligj pro martesave g.ay pas takimit me Soros, tani bën sikur lufton LGBT nga halli

Në 25 janar të 2008, Sali Berisha zhvilloi një takim me George Soros në Davos të Zvicrës, duke e shpallur Sorosin mik të madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në njoftimin e Kryeministrisë të janarit 2008, thuhet se: “Gjatë vizitës së tij në Davos të Zvicrës, Kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një takim me mikun e madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve George Soros, një financier dhe filantropist i njohur botërisht. Gjatë bisedës me z. Soros, Kryeministri Berisha ka folur në lidhje me progresin e reformave në Shqipëri. Ai gjithashtu ka bërë një panoramë të arritjeve në fushat e arsimit, kulturës, shëndetësisë etj”.

Read more ...


Intervista/ Pse goditja e Ben Ahmetajt u fokusua te Belinda Balluku

Tabela e qitjes së intervistës së tretë të Arbem Ahmetajt, këtë herë, përpos kryeministrit Rama ka qenë zëvendësja e tij Belinda Balluku. Ai ka artikuluar disa akuza konkrete për drejtuesen e sektorit të energjisë, rrugëve, porteve, e cila kontrollon disa institucione dhe ministra. Ndërsa Ramën e konsideronte gjatë gjithë intervistës tek Çim Peka live “si kreu i organizatës”, Belinda Ballukun e përshkroi si pronaren e një kompanie imagjinare “5B” të ngjashme me skemën e Veliajt, tek “5D”.

 

Ahmetaj i është rikthyer edhe njëherë temës të tunelit të Llogarasë, për të cilin pasi u anullua pa shkak tenderi i parë, çmimi u rrit me 50 milionë euro dhe për këtë u vendos gjatë një takimi në Turqi. “Unë kam qenë dëshmitar bashkë me Ramën dhe Belindën kur ndodhi kjo… Vetëm me këtë tunel të Llogarasë, janë gëlltitur baras me dy inceneratorë të Fierit dhe të Elbasanit dhe baras me 15 shkolla të mëdha”, tha Ahmetaj duke e etiketuar Ballukun si “plaçkitësja më e madhe e buxhetit të shtetit që prej kohës së Ismail Qemalit”.

Read more ...


Ahmetaj tregon qendrën e detoksifikimit ku Rama shkon me Lindën: Kushton 10 mijë euro java, ja kush paguan

Arben Ahmetaj ka denoncuar se Edi Rama ka qenë bashkë me bashkëshorten e tij, Linda Ramën, më shume se dy herë në një qendër deteksifikimi në Palaco Hotel në Bolzano. Sipas Ahmetaj, në këtë hotel kushtion 10 mijë euro java dhe pagfesën sipas tij, e ka bërë një biznesmen që si shpërblim merr leje ndërtimi.

 

Arben Ahmetaj në Syri tv: Po mirë, gazetarët investigativë, verifikoni ku ka qenë kreu i organizatës (Rama) në Palaco Hotel në Bolzano, qendër detoksifikimi. Ka qenë më shumë se dy herë. Ka qenë me zonjën e tij, personi kushton 10 mijë euro në javë. I ka paguar një biznesmen që është afër familjes dhe personi ka marrë në vazhdimësi leje ndërtimi. Le ta verifikojnë, Palace Di Merino, është një vend shumë i shtrenjtë, kanë qenë familjarisht, pa fëmijët dhe ka paguar biznesmeni që ka marrë leje ndërtimi. Ky që se ka tradhtuar asnjëherë Shqipërinë. Le t’i kërkojë SPAK-u, pse nuk i kërkon.

Read more ...


"Hip se të v.rava, zbrit se të v.rava"!/"Kush vë shumë gjoba do largohet”: Proda ‘porosit’ efektivët e rrugores

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, mori pjesë në analizën vjetore të Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe strukturat vartëse të saj në qarqe.Gjatë analizës, drejtori i Përgjithshëm ka theksuar se siguria rrugore, pavarësisht se gjatë vitit 2024 ka qenë më mirë se gjatë viteve të mëparshme, nuk është në parametrat që duhet të jetë.

 

Proda ka kërkuar nga strukturat e Policisë Rrugore, reagim të menjëhershëm, angazhim dhe përkushtim më të madh, për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për të ndërhyrë në ato akse ku ka më shumë ngarkesë.

Read more ...


Pikëpyetjet/ Kujt do t’i shërbejë pasuesi i Janullatosit?

Ndarja nga jeta e Anastas Janullatosit, kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë ka rihapur diskutimet për kombësinë e pasardhësit të tij në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. I ndjeri është akuzuar për tre dekada se u vendos në krye të KOASH duke manipuluar ceremoninë e gushtit të vitit 1992, se e shndërroi kishën në një ambasadë të dytë greke në Tiranë dhe se nuk u nda asnjëherë nga vënia në shëbim të interesave të shtetit grek, pavarësisht misionit për t’i shërbyer kishës në Shqipëri.

Read more ...

XS
SM
MD
LG