Lidhje


“Nuk është TikTok”, gazetarja tregon rrjetin më të rr.ezikshëm për f.ëmijët: Aty ka p.edofili, flitet për sh.itje o.rganesh

Shoqëria shqiptare po përballet me një situatë që duket se për momentin nuk ka zgjidhje, rritja e dhunës te fëmijët. Lidhur me këtë fenomen në rritje shumë mendojnë se fajtorë janë rrjetet sociale, dhe më shumë se gjithë të tjerët është TikTok.

 

Por për gazetaren Mirilda Tili TikTok mbetet e keqja më e vogël, pasi në rrjet qarkullojnë faqe edhe më të rrezikshme. E pranishme në sutdion e “Quo Vadis” në Vizion Plus, Tili ka theksuar se sot fëmijët kanë akses në “Dark Web”, faqe në të cilën ka pornografi, pedofili por edhe shitje organesh.

Read more ...


Pandeli Majko: B.urgu është për burrat dhe socialistët, më dhemb për shokët e partisë që godet SPAK-u

Deputeti Pandeli Majko, duket se ka dalë nga radhët e zyrtarëve të tjerë të Partisë Socialiste dhe shefit të tij Edi Rama, se për këdo që godet SPAK-u përgjegjësia është personale.

 

Majko deklaron se i dhemb për secilin nga shokët dhe shoqet e partisë që godet SPAK-u, madje sipas tij, ka pasur raste kur ka ngelur dhe pa tekst, për persona që ka punuar në krah bashkë me ta.

Read more ...


Komentuesit shpërthejnë keq, nxijnë faqen e Erion Veliajt, 313-ta gati, të presin shokët e “5D”

Ditën e premte, me vendimin e GJKKO-së u ushtrua kontroll në banesën e kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, si dhe vëllait të tij Arbër Veliaj. Gjatë kontrollit, i është sekuestruar telefoni Ajola Xoxës dhe vëllait të Veliajt, Arbër Veliaj, si rrjedhojë e thellimit të hetimeve për pasurinë e kryebashkiakut dhe familjarëve të tij. 

 

Gjatë kohës që oficerët e BKH-së po ushtronin kontrolle dhe kishin seksuestruar telefonin e Ajola Xoxës, Veliaj ishte arratisur duke u larguar nga Shqipëria drejt Hamburgut, me pretendimin e takimit me kryebashkiakun e Hamburgut.

Read more ...


Rëndohen pozitat e Ajola Xoxës në hetimet e SPAK-ut, bashkëshortja e Erion Veliajt refuzoi t’i bindej urdhrit të GJKKO-së

Detaje të reja vijnë nga operacioni i nisur që prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të premteje ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe familjarëve të tij. Konkretisht, burime bëjnë me dije se Ajola Xoxa ka kundërshtuar vendimin për marrjen e aparatit celular, pavarësisht se kishte një vendim Gjykata e Posaccme.

 

Gazetari Edison Vatnikaj raporton për “Ora News” se pavarësisht kësaj të rezistence të bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, asaj i është marrë telefoni. Po ashtu, kontrolle janë bërë edhe te banesa e Arbër Veliajt. Sa i takon këtij të fundit hetuesit kanë pasur vështirësi në gjetjen e banesës, por pas disa verifikimeve kanë arritur të gjejnë ambientin ku ai jeton.

Read more ...


I d.ënuari në b.urgun e Rrogozhinës shkel lejen dhe a.rratiset: “Drejtori u mbyll gojën të burgosurve”

Një i dënuar që po vuante dënimin në IEVP Rrogozhinë ka shkelur lejen shpërblyese që kishte përfituar dhe është larguar jashtë shtetit. I dënuari, i cili kishte përfituar lejen për herë të tretë, duhej të kthehej në burg të hënën e kësaj jave, por nuk është rikthyer ashtu siç parashikohej. JOQ ALBANIA ka zbuluar se i burgosuri që ka shkelur lejen dhe është arratisur jashtë vendit është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

 

 Erjon Markol i njohur ndryshe edhe si Sefer Markola, është arrestuar në vitin 2021 pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Markola është dënuar me burg pasi në bulevardin “Migjeni”, ka plagosur me thikë një person. Ai është dënuar më parë në Shqipëri dhe në Gjermani, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Read more ...

XS
SM
MD
LG